Shagu
Shag (greqisht: Κομνηνάδες/Komninádes) është fshat në qarkun e Kosturit, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σιάκι/Siáki.[1]
Shag
Κομνηνάδες | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Shagu kufizohet me Braçanjin, nga jugu me Revanin, nga lindja me Prapackën e Poshtme e Prapackën e Sipërme dhe nga perëndimi me Ponçarën. Fshati Shag e merr emrin nga shënjtori Shën Jak/Jakov dhe pas kohës së gjatë, emri i fshatit është shkurtuar prej formës Shën Jak në Shag.[2][3] Para vitit 1923, Shagu kishte këto lagje: Vatan/i, Mëhalla e Lartme, Mëhalla Poshtme dhe Mëhalla Koçillerë.[4]
Toponimet të fshatit Shag:(Para vitit 1923)[5]
- Baçeludhe/ja - ara, në J.
- Borovë – ara, në L.
- Bubullimë/a - kodër malore, në P.
- Çairi i Kovaçe – kullotë, në V.
- Sallatat - ara, në J.
- Çiflig/u - ara në fushë, në P.
- Derven/i - ara, në L.
- Dubkat – ara në mal, në L.
- Dushqet - vend me lisa, lajthi e gështenja, në V.
- Fushë/a - ara, në JL.
- Fusha e Shagut - fushë, në J.
- Garagaçe/a - ara, në JP.
- Guri i Grihërave - gurë të mëdhenj në mal. Aty ngisnin spatat barinjtë.
- Guri i Mushkës - shkëmb ku thonë se ka kaluar një mushkë dhe ka lënë gjurmët e patkonjve e të gozhdëve, në V.
- Gur i Prerë – shkëmb, në L.
- Grykat - ara në një grykë, në fushë, në L.
- Hija e Zezë - faqe mali me pyll lisash, lajthish etj., në L.
- Humbat - ara, në V.
- Jazi i Mullirit - vijë mulliri, afër qendrës.
- Karagaç/i - (dru i zi) - arë, në V.
- Klishë/a - gërmadhë kishe, në P.
- Koblice - arë në fushë, në P.
- Kodra e Hasan Lalës - kodër, në V.
- Kodra e Shqipjes – kodër, në V.
- Kodrat e Ponçarës - ara kodrinorë, në P.
- Kopaçt - ara, në P.
- Koria e Koçillare - pyll, në L.
- Koria e Madhe - korie dhe toka të pjerrëta, në J.
- Koria e Mallinje – korie, në L.
- Koria e Mintanit (Mitanit) — korie, në L.
- Korroshytkat - ara e pyll, vend kodrinor, në L.
- Kostakicë/a - arë e kullotë, në L.
- Krenopole - ara, në J.
- Kroi i Pift (Piut) - krua, në L.
- Kroi i Shabanicës - krua nga i cili buron ujë i ftohtë, në L.
- Kroi i Yzbashit - krua, në V.
- Kroi i Xha Muharremit - krua, në V.
- Kroi i Xhovecit - krua, në L.
- Kroi i Xhurrave - krua, afër qendrës.
- Lëm i Mërizit - lëm, dikur aty ka qenë një mriz, në L.
- Lëmënjtë - lëmënj ku fshatarët shinin të lashtat, në qendër.
- Lëndina e Mullirit - lëndinë, në J.
- Lëndina e Vreshtave - lëndinë, në L.
- Lisi - arë, në P. Dikur aty ka qenë një lis shekullor.
- Luadh i Madh - kullotë, në V.
- Luadh i Ndrios - kullotë, në V.
- Lum i Shagut - lumë i cili kalon në mes të fshatit.
- Mal i Shagut – mal i fshatit, në J.
- Mburim i Ftohtë - burim që e ka ujin të ftohtë, në J.
- Mburim i Koblicës - burim, në J.
- Mburim i Kories Mitanit - burim, në L.
- Mburim i Luadhit Ndrios - burim, në V.
- Mëriz i Zi – mriz, në V.
- Mitromer/i - pyll me dushk, në VL.
- Mulliri Llupaçit - mulli, në P.
- Mulliri i Math — mulli, në J.
- Mulliri i Mullait – mulli, në J.
- Mytromer/i - greminë në mal, në L.
- Orman/i - ara, në VP.
- Padinia - tokë e pjerrët, në P.
- Pançovicë/a – kullotë, në V.
- Pandalicë/a - ara, në L.
- Përroi i Çifligut - përrua, në J.
- Përroi i Fellë - përrua i thellë dhe ara, në L.
- Plepat e Pepift (Pepiut) - plepa të mëdhenj, në J.
- Pyll i Tellogut - pyll me lisa e lajthi, në V.
- Qaf’ e Plepit - qafë që ndan me fshatin Terstikë.
- Selishtë/a - ara, në P.
- Sten’ e Bufit – shpellë e madhe në një shkëmb, në V.
- Shabanicë/a - ara, në L.
- Sharvoleskë/a - ara, në P.
- Topollovë/a - pyje dushku, në L.
- Vakëf/i - kodër me pyll lisash e shkozash e lajthish, ka qenë pronë e xhamisë së fshatit, në L.
- Varre të Mëdha - varret e fshatit, në L.
- Xhamia Buzë lumit - gërmadhë xhamie.
- Xhamia e Fshatit - xhami, afër qendrës.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Shag:(Para vitit 1923)[6]
Beqiranj, Cekaj, Dokollarë, Hoxhanj, Jajai, Karamanë, Llupaçe, Maledhi, Mangerrë, Manllinj, Mulladilet, Nako/t, Qylanet, Shejlerë, Topalli, Xhaxhollinjtë, Xhurre, Xhurrallinj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Siáki - Komninádes
- ^ Hysen Koçillari (2014). Trashëgimia shpirtërore e Devollit: vështrim studimor dhe përmbledhje folklorike: Balada, ninulla, këngë, valle e valle të kenduara - zakone e rite. Kotti. f. 51. "Shumë domethënës janë emrat e fshatrave të krahinës së Devollit që përdoren dhe sot:... 2-Shagu, fshat shqiptar në lindje Braçanjit e Ponçarës, sot në Greqi, që sipas evoluimeve gjuhësore spjegohet me origjinë nga shenjti Jakov, pra Shënjaku që gradualisht përfundoi në formën e sotme."
- ^ Hysen Koçillari (gusht 2014). “Fshatrat që përfshin Devolli si njësi etnografike Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine”. Devolli. f. 5.
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 507. Treguan: 1) Riza Sherif Manlliu, 75 vjeç, bujk, analfabet, nga Shagu i Kosturit, refugjat i vitit 1923, sot banon në fshatin Biçakanj-Lushnjë. 2) Riza Emin Topalli, 72 vjeç, bujk analfabet, nga Shagu, refugjat i vitit 1923, sot banon në fshatin Biçakanj-Lushnjë. 3) Myslym Xhaferr Xhurri, 80 vjeç, bujk, analfabet, nga Shagu, refugjat i vitit 1923, sot me banim në Biçakanj të Lushnjës. Biçakanj 7.8.1976.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 507-509.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 507.