Shan Pici (Shkodër, 5 gusht 1904 - 2 shkurt 1976) ka qenë fotograf shqiptar dhe i pari fotograf turistik, i njohur si fotografi i maleve. Veprimtaria e tij shtrihet për gati gjysmë shekulli (1924-1976) duke lënë në arkivin e tij rreth 80,000 pllaka filmi dhe negativë të madhësive të ndryshme.

Biografia

Redakto

U lind në Shkodër, i biri i Kolë Picit, terzi për nga zanati. I ati e çoi shegert te studio Marubi, ku Shani punoi dhe u bë më pas çirak i Kel Marubit.[1] Më 1924 doli në vete dhe çeli studion e tij fotografike ku u angazhua së bashku me vëllezërit, Ndrekën dhe Tefën.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Drishti, Ylli (3 gusht 2005). "Shan Pici, fotografi i parë turistik (1904-1976)". monitor.al. Monitor. fq. 36–37. Marrë më 12 shkurt 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Peçi, Admirina (14 shkurt 2007). "Shan Pici nxënësi i Marubit që i la Shkodrës 70 mijë negativë: historia e një tjetër familje të famshme fotografësh në vitet '20-30". Gazeta shqiptare (3780): 27.