Shansi gjerman dhe shqiptarët libër me autore: Mimoza Cika – Kelmendi. Shtëpia Botuese "Naimi".

"Libri përmbledh mbi 40 intervista me VIP-at e politikës, duke iu referuar zhvillimeve politike në trekëndëshin Tiranë-Shkup-Prishtinë në raport me Bonin, një nga kryeqendrat e Bashkimit Europian, ku shqiptarët si komb kërkojnë të integrohen. Në libër gjenden një galeri e tërë politike me opinionet dhe gjykimet e tyre, që nga Rugova, Berisha, Thaçi, Ali Ahmeti, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama deri tek ekspertë të diplomacisë botërore për Europën e Ballkanin. "Shansi gjerman" nuk është veçse një metaforë për shansin europian, ku Gjermania është një nga shtyllat kryesore. Ndërsa meditoja rreth fatit tim dhe librit njëkohësisht, konstatova se këtij libri nuk duhet t’i mungonin intervistat me dy personazhe të "shansit të humbur" dhe "shansit të realizuar", përkatësisht ish-udhëheqësit të fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia, dhe ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Genscher. Kështu mori formë dhe emër libri im më i ri: "Shansi gjerman dhe shqiptarët", ku përshihen mbi 40 intervista me personalitetet më të larta të politikës e kulturës shqiptare, apo diplomatë e ekspertë të Ballkanit në dekadën e fundit".