Shaqe Mazreku mësuese shqiptare, vajzë nga Prizëreni e shpërngulur familjarisht në Durres, mbas vendosjes së kufinjëve, coptimit të trojeve shqiptare duke lënë jashtë Kosovën dhe troje të tjera shqiptare. Shaqe Mazreku ishte pionere e parë femër në arsimin e Durrëst, e cila së bashku me misionaren tjetër mësuesen Marie Kaçulini në kushte shumë të vështira që kalonte vendi, u përpoqën për hapjen e shkollave në qytetin e Durrësit. Ishin vitet e para pas pavarësisë. Gjendje lufte dhe trazirash. Trojet shqiptare ishin arenë luftimesh mes focave ndrëluftuese gjatë luftës së parë botërore. Emrin e Shaqe Mazreku e mban sot një shkollë në Durrës. [1] [2] [3]

Referime

Redakto
  1. ^ https://durreslajm.al/speciale/shkolla-%E2%80%9Cshaqe-mazreku%E2%80%9D-feston-75-vjetorin/[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2020. Marrë më 5 nëntor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://shqiptarja.com/lajm/durresperfundon-shkolla-e-pare-pas-termetit?r=kh6/