Shaqir Cërvadiku

This is the stable version, checked on 22 prill 2020. 5 pending changes await review.

Shaqir Cërvadiku ka lindur ne fshatin Poklek te Drenasit.Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Drenas (ish Gllogovc), ndërsa studimet i ka kryer në Prishtinë dega BAT(bazat e arsimit teknik). Ka punuar në shkollën e mesme në Drenas për 15 vite si mësimdhënës i Bat-it dhe informatikes. Ai ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Me këngë ka filluar të mirret që i vogël, ende pa shkuar në shkollë, dhe kjo dëshirë lindi nga babai i tij, Halil Cërvadiku, që ishte ndër rapsodët e mirënjohur në Drenicë dhe më gjerë. Babai i tij Halili, në duet me vëllaun e tij, Hysen Cërvadikun, për 50 vjet e këndoi dhe e kultivoi këngën rapsodike. Shaqiri pati fatin që i vogël t'i ndëgjonte legjendat e folklorit e të këngës shqipe "live", duke kënduar në odën e tij si: Salih e Feriz Krasniqi, Rizah Bllaca, Qamili i Vogël, Tahir Drenica, Hashim Shala,Augustin Ukaj Bajrush Doda Te bijtë e Sefës, e shumë të tjerë. Duke dëgjuar këta këngëtarë të mëdhenj, ai u mishërua dhe u dashurua në këngën, për të vazhduar deri ditët e sotme. Fillmisht me babain këndoi në dasma e gazmende, pastaj më 1977 u angazhua ne ansamblin "Shote Galica", ku dhe arriti afirmimin e plotë si këngëtar. Me këtë ansambël kanë dhënë qindra e qindra koncerte dhe kanë bërë inçizme të shumta në Radio e TV. Me 1983 arriti afirmimin e plote te publiku shqiptar .Ne ato vit disa kangë te tij ishin hite ne Kosovë si:" Moj e mira bregut t'Cemit","Moj e mira nga Gjakova" etj. Pastaj e vazhdoi akitvitetin muzikor me ansamblin "Bajram Curri" të Prishtinës, me te cilin poashtu patën shumë koncerte në Kosovë dhe Diasporë. Pas vite te 90-ta Shaqiri vepron si këngëtar i pavarur.Ka shumë koncerte Në Kosovë e diasporë gjithëandej ku jetojnë shqiptarët nëpër botë Ka edituar deri më tani 24 albume personale dhe 7 albume me kengetarët e ndryshem dhe tri videokaseta. Tre albume i ka punuar me ansamblin "Shote Galica", (albumin "Mos harro tokën që t’lindi ","Flakë e vatër" dhe"Zëri i Zotit"). Me anasmblin "Bajram Curri", (albumin "Besa lart e ka ngritë burrin") dy albume i ka punuar me grupin "Corona", ("S’kam kujtue se m’gjen pranvera"dhe "Shkova kah nuk shkova"), ndërsa albumet tjera i ka punuar me Burim Krasniqin në studion e tij Ethnomusic ("Këndoj të mos qaj" ,"Për Liri ","Bylbylat e Lirisë","Dasma e Kosovës","Kështu ja thotë kangës bylbyli","Lutjet e zemrës ","Mjalti i jetës "," Une jetoj per ata sy","Flladi i zemres", 2 albume"Kangë per dëshmorë","Alfabeti i dashurisë","E baj dasmen'vendin tim",'N'diten e Bashkimit","Symagjike","Shqip shqip kuq e zi","Kangë i ba dashnia","Buzëqesh"si dhe 7 albume me kengetar tjerë.Disa këngê i ka të realizuar ne studion e Shpejtim Gashit dhe studion e Shkupit. Videokasetat janë « Nji grusht dhe», në regji të Isa Qosjes, « Shkova kah nuk shkova », në regji të Sunaj Raqës dhe « Dasma e Kosovës », në regji të Luan Dakës.Ka shumë videoklipe dhe misione televizive. Kangët i komponon vetë, por ka kënduar edhe kangë të këngëtarëve tjerë.Shumicen e teksteve i shkruan vet po ka marrë tekste nga autorë të ndryshëm, siç janë:Sali Mani, Izet Rraci, Faruk Tasholli, Riza Grajqevci, Fatmir Muja,Milaim Islami,Milaim Mezini,Maki Canolli,Athem Hoti, Rexhep Hasani, e të tjerë. Në repertuarin e tij ka edhe shumë duete me këngëtarët: Mahmut Ferati, Sala Bekteshi,Violeta Kukaj , Shyhrete Behluli,Shqipe Kastrati,Nikollë Nikprelaj,Asim Gashi,Arian Agushi(Golg Ag),Haki Godanci etj.Shaqir Cervadiku ka pase shume hite ne karieren e tij muzikore,e disa nga to duete siq jane kanget "Moj e mira bregut t'Cemit",'"Moj e mira nga Gjakova","Mos harro tokne qe t'lindi","Kangë per Avni Rrustemin""Nji grusht dhe","S'kam kujtu se m'gjen pranvera","Shqiperinë e dua se jam shqiptar","Rrezja e parë Prishtinën ndriqon","Ditelindja","Shkova kah nuk shkova","Dasma e Kosoves","Bac u kry u ba Kosova" ,Vajza ështê pranverë e jetës","Nuk eshte jeta 1000 vjet","More djalë prej diaspore"(Duet me Sala Bekteshin),"Nji letër m'ka ardhë","Zengjin a fukara"(Trio Me Afërdita Demakun e Florim Kleqken),"OKb mu ka ba shpija"(Duet me Mahmut Feratin)"I menqmi e budalla"(Duet Me Mahmut Feratin),"Hymni i dashurisë","Elegji per bashkeshorten","Shqip shqip kuq e zi","Hymni i dashunisë","Dy kambt me nji këpucë"(trio me Mahmut Feratin e Shqipe Kastratin),"I menqmi e budalla"(Duet me Mahmut Feratin),"Pritna Nanë Shqipni"(Duet me Haki Godancin),"Plisi"(duet me Asim Gashin),"Qou Rexho" etj

Familja Cërvadiku