Shaqir Hasanaj
Shaqir Hasanaj Lindi më 7 maj 1964 në qytetin e Shkodrës. Studimet universitare i ka kryer në vitet 1991-1995 dhe është diplomuar si Jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Emërohet Jurist i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, detyrë të cilën e ushtroi gjatë viteve 1994-1995. Në vitin 1994 ka marrë pjesë në Sesionin e 78-të të Komitetit Ligjor të “European Broadcasting Union” të mbajtur në Gjenevë, Zvicër. Në vitet 1996-1999 ka qenë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.
Në vitet 1995-1996 dhe 1996-1997 ka qenë asistent pedagog i lëndës “E Drejtë Detyrimesh”, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2000 ka qenë anëtar i grupit të punës pranë OSBE-së për hartimin e projektkodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Në vitin 2001 ka marrë titullin avokat, dhe ka qenë i zgjedhur si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Në vitin 2011 ishte anëtar i grupit të punës për përmirësimin e legjislacionit për shërbimin e përmbarimit gjyqësor publik e privat nën drejtimin e projektit EURALIUS. Në vitin 2012 punoi si anëtar i Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Gjyqësor Privat, deri kur emërohet në detyrën e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës Bujar Nishani.