Shaqir Vukaj
politikan shqiptar
Shaqir Vukaj ka lindur në Reç të Shkodrës. Ka filluar studimet e larta në Moskë dhe i ka përfunduar në Tiranë, ku është diplomuar në degën Kimi Industriale. Për shumë vite ka punuar në detyra të ndryshme si inxhinier, kryeinxhinier e drejtor ndërmarrjeje. Ka aktivitet të gjerë politik e diplomatik. Ka qenë tre herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë (në vitet 1992-1996 ka qenë N/kryetar i Kuvendit), dy herë ministër (Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Pajtimit Kom-bëtar në v. 1997, dhe Ministër i Tregtisë dhe Turizmit). Ka punuar për rreth 16 vjet në diplomaci. Ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Federatën Ruse dhe në Republikën Çeke.
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
para | Shaqir Vukaj | pas | |
Ministër i Mbrojtjes / MM | |||
1997? |