Shefki Karadaku
Shefki Karadaku poet dhe shkrimtar shqiptar. Ai u lind në Elbasan, më 9 qershor të vitit 1941. Poezitë e para i boton në Gazetën “Drita” dhe “Nëntori”. Librin me poezi “Kënga e karrove të drithit”, e boton në vitin 1967. Libri pati një jehonë në shtypin e kohës. Pas mbarimit të Fakultetit Histori-Filologji në vitin 1971 fillon punë në revistën “Ylli” ku punon si redaktor dhe gazetar përgjegjës për 20 vjet me radhë. Në vitin 1991 themelon, së bashku me poetin Petraq Risto, shtëpinë botuese private “Glob”. U nda nga jeta më 16 mars 2021.