Shefqet Hoxha.jpg

Shefqet Hoxha ka lindur më 5 prill 1934, në Bicaj të Lumës, në një familje me tradita atdhetare. Studimet e para i kreu në vendlindje dhe më tej nuk iu nda mësimeve e studimeve, deri sa u diplomua për gjuhë e letërsi shqipe, në vitin 1959. Detyrën e mësimdhënësit e nisi që në vitin 1952 dhe nuk u shkëput asnjëherë nga ky profesion i nderuar, deri sa doli në pension, në vitin 1996. Gjatë jetës së tij, ka qenë mësues e drejtues i shkollave 8-vjeçare e të mesme, inspektor arsimi dhe pedagog në filialin e Institutit Pedagogjik të Shkodrës. Bashkëpunoi me institutet shkencore të vendit tonë dhe ishte nënshkrues i akteve përkatëse, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 1972). Në vitin 1996, mori gradën "Doktor i Shkencave" dhe më 2007, "Prof.ass". Për meritat e shumta në fushën e arsimit tonë kombëtar, më 1995, Presidenti i Republikës i dha titullin e lartë "Mësues i Popullit". I përfshirë në jetën politike të vendit, në vitet 1992-1996, ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë.