Shefqet Muçi
Shefqet Muçi është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike, Universiteti i Tiranës në vitin 1968 dhe ka punuar gjyqtar në Kukës, kryetar gjykate në rrethet Tropojë, Shkodër e Tiranë, rreth 12 vjet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Stabilitetit (1991). Më pas avokat dhe për një kohë kryetar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës dhe avokat shteti në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit.
Ka qenë pedagog në Fakultetin Juridik dhe në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Aktualisht është zëvendësdekan dhe shef i Katedrës Penale në Fakultetin e Drejtësisë "Luarasi", Tiranë. Ai është autor botimesh shkencore, ndër të cilat monografitë "Transferimi dhe largimi nga puna" dhe "Caktimi i dënimit penal". Në vitin 1982 i jepet grada "Kandidat i Shkencave", ndërsa në vitin 1989 "Doktor i Shkencave".