Shefqet Peni lindi në Elbasan në vitin 1917 ne gjirin e një familjeje te kamur dhe te respektuar te qytetit te Elbasanit. Kjo familje shquhej edhe për ndenja atdhetare. Kryesisht ato ne dyqanin e tyre merreshin me manifakturës. Shefqet Peni filloi studimet në shkollën Normale, te cilën e mbaroi në vitin 1939 me rezultate shumë të mira. Pasioni i tij spikati ne lendet e shkencave ekzakte. Ne bisede me te me tregonte se jo vetëm gjatë vitit shkollor, por edhe gjatë pushimeve verore merrej me studimin dhe thellimin e njohurive në Matematike në tekste suplementare jashtë programit të shkollës. Me laps ne dore ne dyqanin e prindërve, krahas punës, zgjidhte problemat me kresheri të madhe. Vitet kur mbaroi shkollën e mesme, përkuan me fillim e Luftës se Dyte Botërore dhe okupacionin fashist mbi vendin tone, gjë që s'ishin te volitshme për të vazhduar studimet e larta. Gjatë kësaj periudhe (1939-1944) punoi ne dyqanin e prindërve të tij. Si gjithë te rinjtë, edhe ai mori pjese në luftën Anti fashiste dhe ndihmoi materialisht atë.

Me çlirimin e vendit nga nëntori i vitit 1944 ai u caktua dhe shërbeu si shef i seksionit të financës te qytetit te Elbasanit, detyre qe e mbajti deri ne tetor te vitit 1946. Po mendjen e kishte për te kryer studimet e larta, gjë që u realizua duke i dale bursa ne Republikën Federative te Jugosllavisë. U regjistrua në fakultetin e shkencave të natyrës te universiteti te Zagrebit në degën matematike-fizike. Aty, ai shpalosi talentin e tij në këto lende, duke u renditur nder pese studentet me te shkëlqyer te nacionaliteteve te ndryshme qe studionin ne te. Ne vitin 1948 detyrohet te ndërpresë studimet për shkak te prishjes se mardhenieve shteterore midis Shqipërise dhe Jugosllavise te Marshall Totos. Kurdohere kembengules per te realizuar qellimin qe i kishte vene vetes per te perfunduar studimet e larta, ne tetor te vitit 1948 mundi te fitoje te drejten per te vazhduar studimet ne Republiken Çekosllovakise. Ishte privilegj i madh per te, qe te rregjistrohejne universitetin prestigjoz te "karlit" ne Prage me histori qindjavjecare ne fakultetin e shkencave te nayres. Edhe ketu ai u rendit nder dhjete studentet me te shkelqyer, duke u pajisur me certifikaten perkatese nga universiteti i Karlit dhe me diplomen ne fund te vitit 1951.

Kthehet ne Shqipëri në një periudhe vendimtare për arsimin tone te larte kombëtar. Në këtë vit historik me vendim qeverie hapen dyert e tyre shkollat e larta te emëruara institutet e larta kater vjecare...</nowiki>