Shenasi Ibrahimi
Shenasi Ibrahimi (i lindur më 7 shtator 1967 në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, Maqedoni - i vdekur 8 qershor 2001).
Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Punonte si autoelektricist dhe kishte edhe punëtorinë e vet ku punonte. Babai Naimi e nëna Fatime kishin katër fëmijë : dy vajza : Fidajeten e Zeqaveten dhe dy djem Abdylmutalipin dhe Shenasiun, i cili ishte fëmija i katërt. Shenasiu ishte i martuar me bashkëshorten Rexhijën, me të cilën kishte dy fëmijë : Mersimin 5 vjeçar dhe Naimin 4 vjeçar. Shenasiu qysh herët filloi të aktivizohet në veprimtari patriotike. Shenasiu filloi me aktivitetin ushtarak, prej vitit 1998. Atëherë iu bë edhe bastisja e shtëpisë dhe punëtorisë së tij me pretekst të kërkimit të armëve. Mirëpo fatmirësisht nuk arritën që të zbulojnë asgjë. Shenasiu ka qenë i dënuar edhe me burg për armëmbajtje pa leje. Ia konfiskuan një revole rrugës për në fshatin Llojan.
Shenasiu filloi të sjellë edhe disa shokë të vet në shtëpinë e tij. Me ta e filloi aktiviteti ushtarak. Shenasiu tregoi heroizëm të madh në luftë në pikën e parë në hyrje të Sllupçanit.
Pasi komandant Beqir Sadiku u largua nga Sllupçani në drejtim të Haraçinës, Shenasiu, i cili ishte zëvendës i tij u zgjodh komandant Togu. Forcat maqedonase tentonin të depërtonin në brendi te fshatit Sllupçan, gjersa UÇK, në krye me Shenasiun sulmonte vazhdimisht. U zhvillua një luftë shumë e ashpër, në një anë në mbrojtje të vijës së frontit dhe në anën tjetër në thyerje të saj. Pas një beteje të ashpër Shenasiu ra dëshmor në mënyrë heroike më 8 qershor 2001 në ora 14:15 minuta. Pikërisht, atë ditë tanket e forcave maqedonase ishin afruar te bregu i bardhë. Mirëpo, nuk ia dolën dot edhe pas 4 ditëve me rradhë nuk ia arritën ta mposhtin UÇK, prandaj filluan të tërhiqen. Atë ditë ranë edhe katër dëshmorë. Kur flet për birin e tij, babai Naimi thotë se ai i pari ia ka uruar Shenasiut inkuadrimin në rradhët e UÇK, duke e inkurajuar se fitorja do të na takojë neve. Kuptohet ai si çdo prind ndien dhimbje e pikëllim për djalin e tij, por e pranon se krahas dhimbjes baras e ka edhe krenarinë. Me të drejtë thotë : Nëse unë nuk lejoj fëmijën tim të luftoj, tjetri gjithashtu nuk e lejon,atëherë nga se do të formohet ushtria ?. Shenasiu është shembull tipik i kalitjes së shpirtit luftarak qysh para se të vjen era barut. Stërvitja e tij paraprake është leksion i mirë për çdo të ri, se si duhet të jetë i përgatitur me kohë për momentet më të rënda, përpara se ato të trokasin në dyert tona e të na gjejnë gafil. Shenasiu qysh herët e kuptoi se në udhëkryq ku ndodhej populli, s'kishte rrugëdalje tjetër. Shtegu i vetëm i shpëtimit, ishte lufta, sepse regjimi maqedonas i kishte ezauruar të gjitha format demokratike, duke ngulfatur frymën e lirisë dhe të drejtave jo vetëm kombëtare, por edhe njerëzore.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |