Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasoje e një problemi disko-artikular, pra si pasoje e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Shpesh shkak i kësaj patologjie behet një hernie diskale (prishje e diskut ndër-vertebror).

Pas një krize shiatiku

Redakto

Si te shërohemi sa me shpejt dhe te ulim rrezikun e përsëritjes se kësaj sëmundje ?

Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për tu shëruar. Në raste te tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t'ju propozoje kortizonike dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bere ndërhyrje kirurgjikale.

Ç'duhet bere ?

Redakto
  • Te ndiqet me korrektesi trajtimi i dhëne nga mjeku gjate kohës se përcaktuar ;
  • Nuk duhet besuar që me qëndrimin pushim në shtrat do te shërohemi përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja te pengon te lëvizesh, duke respektuar kështu atë çka kërkon vete trupi. Asnjë studim nuk ka provuar se lëvizjet fizike gjate kësaj sëmundje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim me te shpejte.
  • Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet te këshillohemi përsëri tek mjeku. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë te nevojshme gjate disa javëve për te forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare.
  • Në rast dhimbjesh lombare te përsëritura pas një episodi shiatik, mjeku mund te kërkoje në mënyre preventive seanca kineziterapie ;
  • Nëse dhimbjet shtohen dhe nëse një dobësi e këmbës vihet re, duhet konsultuar menjëherë me mjekun tuaj. Trajtimi duhet ndryshuar dhe duhen bere analiza plotësuese.

Nuk duhet bere

Redakto

Kjo sëmundje nuk duhet dramatizuar : shiatiku është shenje e dobësisë se pakthyeshme te organizmit. Kirurgjia nuk këshillohet veçse në raste te rralla. Përsëritja e shiatikut nuk do te thotë se është sistematike. Nuk duhen ndaluar veprimtaritë : kjo do te ishte e dobishme për uljen e dhimbjeve, e njëkohësisht dhe për moralin tuaj.

A mund te marrim ilaçe nëse dhimbjet shfaqen ?

Redakto
  • E rëndësishme është që te kujdesesh për rastet që vërtet shkaktojnë dhimbje. Një antalgjik (qetësues dhimbjesh) i thjeshte mund ta lehtësoje një dhimbje te veçante. Por nëse dhimbja vazhdon t'ju shqetësoje, konsultohuni tek mjeku juaj.

Kujdes : sapo dhimbja te lehtësohet, filloni menjëherë te lëvizni !

  • Një krize shiatiku mund te jete një rast i vetëm ! Por megjithatë, kjo s'do te thotë që pas saj te kemi dhe raste te tjera te kësaj sëmundje.

= Ç'mund te bëjmë tjetër kur vuajmë nga shiatiku ?=

Redakto

Përveç trajtimit te mjekut, nuk duhen harruar dhe masazhet, pasi në shumicën e rasteve, masazhet i lehtësojnë dhimbjet. Behet fjale për seanca te shkurtra nga gjysme ore gjate dy javëve. Në Shqipëri, për masazhe te tilla përdorën dhe pomada te krijuara në mënyre popullore siç është dhe përzierja e 100 g jodio, 30 g vajguri, 4 luge gjelle vaj ulliri, 30 kokrra aspirine dhe rozmarine, pomade e cila mund te përdoret gjate 10 ditëve. Por krahas masazhit janë dhe cajrat e ndryshme bimore duke i pire gjate 1 muaji. Me te përdorshmet janë gjethet e shtogut, te hithrës, te mështeknës, koret e shelgut, lulet e blirit dhe madje edhe kallinjtë e bredhit te bardhe.