Shikimi

një nga shqisat e organizmave të gjallë

Shikimi, një nga shqisat e organizmave të gjallë. Krahasuar me shqisat e tjera, të parit i korrespondon një pjesë e madhe e trurit. Shpesh njeriu i bazohet informacionit pamor më shumë se cdo lloj tjetër informacioni ndijor. Shikimi paraqet nje term te rendesishem, sepse është shqisë kryesore per çdo organizëm.

Ngacmuesi

Redakto
 
Drita e dukshme është vetëm një pjesë e vogël e spektrit elektromagnetik. Syri njerëzor u përgjigjet vetëm valëve me gjatësi 300 - 700 nm. Ngjyrat e spektrit të dukshëm shtrihen në kufirin mes ngjyrës vjollcë dhe ngjyrës së kuqe.

Ngacmuesit që ndikojnë te të parit janë valët e dritës. Valët e dritës janë valë elektromagnetike. Gjatësia e valës dhe amplituda e valës së dritës së dukshme përcakton atë që ne shohim.

Proceset Pamore

Redakto

Aftësia për të dalluar detaje të holla kur sheh diçka quhet mprehtësi pamore. Një nga mënyrat më popullore të matjes së mprehtësisë pamore është ajo që realizohet me tabelën e syrit Snellen. Kjo matje shpesh quhet testi 20/20 sepse një person me shikim normal mund të qëndrojë 6 metra larg tabelës dhe të përcaktojë me lehtësi radhën e katërt të shkronjave nga poshtë lart. Një njeri, shikimi i të cilit nuk mund të korrigjohet me syze në 20/200 konsiderohet i verbër.

Teoritë e Perceptimit të Ngjyrave

Redakto

Bota rreth nesh është e mbushur me shumëllojshmëri ngjyrash. Teoritë e perceptimit japin një shpjegim sesi njeriu mundet të perceptojë ngjyrat duke vënë theksin në rëndësinë e koneve në krijimin e të gjitha ngjyrave që shohim. Kështu, ka tre lloje konesh, çdonjëra prej të cilave është më e ndjeshme ndaj një gjatësie vale të veçantë që prodhon ngjyrën e kuqe, të blertë ose ngjyrën blu.

Në vitin 1807 fizikani anglez Thomas Young pohoi se, syri percepton ngjyrat për arsye të kombinimit të këtyre tre ngjyrave. Ai pohoi se bashkimi i dritave të kuqe, të blertë dhe blu në sasi të ndryshme mund të prodhonte të gjitha ngjyrat e spektrit Më vonë fiziologu gjerman Herman von Helmholtz, e pasuroi teorinë duke pohuar se për prodhimin e ngjyrave të kuqe, të blertë dhe blu janë përgjegjës tre lloje të ndryshëm receptorësh, ndërsa kur stimulohen kombinime të ndryshme receptorësh prodhohen ngjyra të ndryshme. Teoria Young-Helmholtz quhet teoria trikromatike duke qenë se mbështetet në tre receptorë bazë të ngjyrave.

Pak kohë më vonë u propozua teoria e procesit të kundërt, nga Ewald Hering. Hering besonte se e verdha është gjithashtu një ngjyrë bazë. Ai argumentoi se, ndërsa ka tre lloje përceptorësh të ngjyrave, secili prej tyre, në vend që të jetë i ndjeshëm vetëm ndaj një ngjyre, i përgjigjet çifteve të kundërt të ngjyrave: blu - e verdhë, e kuqe - e blertë, e bardhë - e zezë. Çdo receptor mund t'i përgjigjet për një kohë të caktuar vetëm një ngjyre, por mund të bashkohet me receptorët e tjerë për të prodhuar ngjyrat në spektrin pamor.

Perceptimi Pamor

Redakto

Shumica e njerëzve mbështeten më tepër te shqisa e të parit sesa në ndonjë shqisë tjetër. Veçoritë ndijore të objekteve ndryshojnë nga çasti në çast dhe varen nga faktorë të tillë si sasia e dritës e reflektuar në to, distanca dhe këndin të cilën shohim ato.

Qëndrueshmëria përceptuese

Redakto

Qëndrueshmëria perceptuese është prirja për të perceptuar objekte në mënyra të qëndrueshme që kapen nga shqisat tona. Qëndrueshmëria pamore luan një rol të rëndësishëm, duke na ndihmuar që t'i përshtatemi me sukses mjedisit rrethues. Gjithashtu na lejon të përqendrohemi më shumë në tiparet e qëndrueshme sesa në imazhet e ndryshueshme retinore.

  1. Qëndrueshmëria e ndriçimit
  2. Qëndrueshmëria e ngjyrës
  3. Qëndrueshmëria e formës
  4. Qëndrueshmëria e madhësisë

Organizimi perceptues

Redakto
  1. Figura dhe sfondi
  2. Mbyllja
  3. Vazhdimësia
  4. Ngjashmëria
  5. Afërsia
  6. Fati i përbashkët

Perceptimi i thellësisë

Redakto

Sinjalet monokulare të perceptimit të thellësisë. Kërkojnë që për të përcaktuar distancën të aktivizohet vetëm njëri nga dy organet e të parit; qoftë syri i djathtë apo syri i majtë. Sinjalet ndihmojnë në kthimin e ndijimeve dy dimensionale retinore në perceptime pamore tre dimensionale. Disa prej tyre janë: ndërvendosja, perspektiva e madhësisë, perspektiva lineare, gradienti i përbërjes sipërfaqësore, perspektiva ajrore dhe paralaksi i lëvizjes.