Shkarja

arje në koren e Tokës dhe lëvizja ndërmjet krahëve të saj, që krijohen is rrjedhim i lëvizjeve tektonike vertikale

Shkarja ështët çarje në koren e Tokës dhe lëvizja ndërmjet krahëve të saj, që krijohen is rrjedhim i lëvizjeve tektonike vertikale (radiale). Lëvizjet vertikale shkaktojnë çarjen dhe shkëputjen, thyrjen e masave shkëmbore në koren e Tokës. Kjo lëvizje mund të jetë ulëse ( negative), ngritëse ( positive) ose horizontale. Te shkarja dallohen këto elemente: a) sipërfaqja e shkarjes - është sipërfaqja përgjatë të cilës është bërë lëvizja: kur ajo është e rrafshët, quhet rrafsh i shkarjes, nëse nga fërkimi është bërë e lëmuar, quhet pasqyrë e shkarjes: b) krahët e shkarjes - janë blloqet anësore të ndara të shkarjes, të cilat mund të jenë në pozitë të pandryshuar- horizontale, të ngritura ose të ulura: c) kërcimi – te shkarja ëhit zhvendosja vertikale ndërmjet dy krahëve të shkarjes: ç) ecja - është zhvendosja horizontale, ndërmjet dy anëve ose kahëve të shkarjes: d) këndi i rënies së sipërfaqes së shkarjes - është këndi që formohet ndërmjet horizontals dhe sipërfaqes së shkarjes. Te shkarjet dallojmë edhe vërritë e quajtura stri, që krijohen nga fërkimi ndërmjet blloqeve shkëmbore . Ato trgojnë drejtimin e lëvizjes së bloqeve .Dallohen disa tipa të shkarjeve : normale, vertikale me zhvendosje horizontale, të tërthorta, diagonale, ndërmjetshtresore, gërshërore, rrotulluese etj.

Pamja skematike e Shkarjeve