Shkelzen Zhubi
Stampa:Kutia Shkrimtar BIOGRAFIA E AUTORIT
Emri i autorit “Shkëlzen” rrjedh nga vet rrëza e malit Shkëlzen në Tropojë të Shqipërisë, pasi që babai i tij Xhafer Zhubi në vitet e 30-ta shkoi në Tiranë dhe kreu shkollën e lartë të mjekësisë për të vazhduar në Romë të Italisë, pastaj për tu kthyer në Tropojë ku bashkë me Dr. Xheladin Dedën njëkohësisht kumbar i Shkëlzenit, ata punuan si mjek të praksës së përgjithshme në Tropojë duke vazhduar pastaj në Prishtinë e Gjakovē. Shkëlzen Zhubi vjen nga një familje intelektuale gjakovare, i lindur në vitin 1939 në Tropojë. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë ndërsa shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin e Gjakovës. Vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në klasën e Tibor Luzhinskit në Çekosllovakinë e atëhershme. Në rininë e hershme të tij ai u mor edhe me sport, ndër to mund të dallojmë: notin, boksin, karaten dhe skijimin. Me art figurativ dhe me shkrime letrare është marrë që nga viti 1957, kur botoi vinjetën e parë "Malësori" dhe vjershën e parë "Sofra ime".Ishte mësues në shkollën fillore “Ganimete Tërbeshi” të Mulliqit, arsimtar i tre subjekteve në Ponoshec të Gjakovës me c’rast u zgjodh “Mësusesi më I dalluar në komunën e Gjakovës” dhe më pas u ngrit në pozitën e drejtorit në po të njejtën shkollë duke sjellë objektiva të reja për nxënësit e asaj kohe.Ishte kitarist i orkestrës "Pesë të njohurit", valltar profesionist, koreograf dhe drejtor i ansamblit kombtar të këngëve dhe valleve "Shota".Po ashtu, regjisor në Televizionin e Shkupit- redaksia në gjuhën shqipe, regjisor shumëvjeçar dhe pionier i Televizionit të Prishtinës, për të përfunduar karrierën e punës aktive si redaktor dhe drejtor shumëvjeçar i Pallatit të Rinisë dhe Kulturës të Prishtinës “Boro e Ramizi”deri në vitin 1990, kur u dëbua me dhunë nga puna, për t’u kthyer përsëri në vendin e punës më 25 qershor të vitit 1999.Në vitin 1994 u pranua anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ishte kolazhisti i parë kosovari cili shfaqi ekspozita të shumta për dashamirët e artit figurativ. Deri më 1999 hapi gjithsejt 33 ekspozita personale të kolazhit dhe të pikturës dhe mori pjesë në 42 ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Bëri vizita studiuese në Itali, Austri, Francë, Gjermani, Belgjikë, Spanjë, Angli dhe Suedi. Si shkrimtar u dallua me gjithsejt 20 vëllime letrare të botuara prej vitit 1957-1999. Shkëlzen Zhubi u njoh si “Krijues i shumëfishtë i artit e kulturës” duke u treguar i gjithëanshëm në kontributin e tij për artin kosovar. Me krijimtarinë e tij të frytshme ai la gjurmë të vecanta në koreografinë, regjinë televizive, kolazhin, fotografinë artistike, spektaklin, pikturën dhe vitet e tij të fundit i’a përkushtoi më shumë letërsisë bashkëkohore kosovare. Për rezultate të dalluara në këto fusha arti e kulture u nderua me shumë mirënjohje, diploma e shpërblime, nga të cilat 11 cmime ndërkombëtare. Shkëlzen Zhubi ishte një shpirt i pandalshëm krijues dhe fanatik i punës i cili mencurisht e shfrytëzoi edhe kohën , por edhe atomin e fundit të energjisë së tij pozitive dhe krijuese për të bërë vepër që e karakterizojnë atë si krijues. Me vdekjen e tij në moshën 60 vjecare kultura kosovare në përgjithësi pësoi një humbje të madhe.
Jeta private
RedaktoShkëlzen Zhubi ishte i martuar me bashkëshorten Durije (Bicaj) Zhubin nga Prizreni. Ai pas vetës la trashëgimtar, 3 djem: Leksonin, Vetonin dhe Orlin të cilët u munduan të ndjekin në një mënyrë ose tjetër rrugën e palodhshme të së atit në botën e artit e kulturës .Shkëlzen Zhubi la pas vetës një familje të ndershme e bujare me vlera kombëtare të cilën vet e krijoi dhe edukoi, ndonëse vepra e tij ende jeton!
Krijimtaria Artistike
RedaktoQysh në rininë e hershme ai kishte etje të zjarrtë për art, së pari duke filluar me vija të thjeshta e më vonë duke kaluar deri te skicat dhe punimet e formave të ndryshme si: vinjeta, karikatura e tjera. Punimet e tij të para u botuan në vitin 1957 në gazetën “Pioneri” të emëruara “Vinjetat” duke vazhduar me vite me rradhë të botohen në revistat më të njohura si: “Rilindja” ,”Zani I rinise” etj. Në punimet e tij ai pasqyronte dëshirën në përgjithësi që kishe për artin duke u bazuar në ndjenjën që ai posedonte në atë moment. Në vitin 1959 u botua vjersha e tij e parë “Sofra ime” në revistën “Jeta e re”.
Mësues I dalluar
RedaktoNë shtator të vitit 1957 u pranua si mësues në Molliq afër Gjakovës në shkollën “Ganimete Tërbeshi”. Duke u treguar shumë i suksesshëm në punën e tij, sukseset e tij u dalluan në aftësitë e tij për të organizuar ekspozitën e parë në shkollë, organizoi gjithashtu shëtitje të ndryshme të cilat nuk ishin pjesë e agjendës shkollore mëparë. Në Ponoshec punoi si arsimtar i Edukatës Fizike, Politeknikës dhe Artit figurativ për të kaluar më pas në pozitë më të lartë, atë të drejtorit të shkollës. Në një intervistë në vitin 1959 Shkëlzen Zhubi shpalosi qëllimin kryesor që kishte për rolin e tij në këtë shkollë, të zhdukte botëkuptimet e prapambetura të nxënësve në atë kohë duke organizuar programe argëtuese dhe aktivitete të ndryshme . Hap pas hapi duke korrur suksese të panumërta ai mori qmimin “Mësusesi më I dalluar në komunën e Gjakovës” në vitin 1958.
Grupi muzikor “Pesë të njohurit”
RedaktoPesë të rinj të talentuar morën iniciativën të formonin një grup muzikor i këngëve të lehta shqipe të cilën e emërtuan “Pesë të njohurit” ku mernin pjesë: Avni dhe Shani Gjeravina, Ramiz Malazogu, Shkëlzen Zhubi dhe Rauf Dhomi. Ata ekzekutuan me: hamonikë, saksafon, buri, kitarë dhe tupan. Anë e mbanë Gjakovës grupi i tyre njihej duke qenë kështu pjesë e shkollave të ndryshme, shtëpive kulturore dhe duke organizuar ballo të ndryshme. “Pesëshi i të rinjëve të Gjakovës” u njoh në Gjakovë dhe në qytete tjera për atmosferën që krijonin duke i argëtuar të rinjët.
Koreograf dhe valltar
RedaktoNë vitin 1964 u pranua si valltar profesionist i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve“ Shota” në Prishtinë. Në fillim ai luante 2-3 lojë si fillestar, por më pas loja e tij impozante e mahniti koreografin e tij Sllavko Kvasnevski dhe lojtarët e tjerë të ansamblit “Shota”. U dallua sidomos në vallën e “Rugovës”.Në një intervistë për suksesin e tij ai pohoi se: “ Vullneti i fortë i hap edhe dyert e hekurta”. Muajt e fundit të vitit 1967 ai ishte ushtrues detyre i drejtorit të ansamblit “Shota”, kurse në vitin 1968 ishte mori postin e drejtorit të ansamblit “Shota”në Prishtinë. Në kuadër të këtij ansambli ata morën pjesë në shumë shtete si: Austri, Turqi, Cekosllovaki, Francë etj, ku shpalosën programin e tyre të begatshëm me vlera kombëtare.Në vitin 1973 kur tashmë ai njihej anë e mbanë si një koreograf i palodhshëm i cili shpaloste punën e tij në të gjitha organizimet vendore dhe ndërkombëtare, Shkëlzen Zhubi nuk hezitoi për të dhënë kontributin e tij për Shoqërinë Kulturore Artisitike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova të cilët nën udhëheqjen e koreografit të njohur tashmë morën pjesë në Bursë tëTurqis në një festival me karakter ndërkombëtarë të folklorit. Si koreograf gjithashtu punoi me ansamblin “Bajram Curri” në Prishtinë, si dhe me ansamblin e pionierëve “Mazllom Këpuska” në Gjakovë ku puna e tyre e palodhshme u shpërblye me vendin e parë në ish-Jugosllavi.Pjesa më e madhe e shoqërive të cilat kanë qenë të përgatitura nga Shkëlzen Zhubi janë paraqitur në festivale me karakter federativ, ballkanik e botëror.
Jeta studentore
RedaktoNdër ëndërrat e tij të shumta ishte edhe kamera, prandaj ai nga viti 1968- 1971 kreu studimet në Bratisllavë të Cekosllovakisë ku ishte ndër studentët me prirje të vecantë në gjeneratën e tij. Duke qenë se ai fitoi bursë si një fotograf me kualifikime të larta studimet e tij u mundësuan të përfundonin brenda dy viteve. Për shkak se ishte pjesë e ansamblit “Shota” ai u interesua për katedrën e kameramanëve duke pasur dëshirë të ishte gjithmonë pjesë e kuadrave televizive dhe filmave. Ai përfundoi si asistent i kamerës televizive dhe kameraman filmash e televizioni në Cekosllovaki. Në“Galerinë e madhe” të Bratisllavës në Cekosllovaki Shkëlzen Zhubi ishte pjesë e ekspozitës e fotoskenave “Dy të njohur dhe një talent” si një talent nga Kosova dhe student i dalluar në Akademinë e Arteve të Bukura së bashku me inxhinierin e arkitekturës Tibor Luzhinskin dhe profesorin kamerman Vlladisllav Shtricin të personifikuar si dy të njohurit. Kjo ekspozitë qëndroi e hapur për rreth 10 ditë dhe u vizitua prej rreth 12.000 vizitorësh. Më pas ekspozita u hap edhe në Dubrovnik, Prishtinë, Gjakovë, Prizen, Pejë dhe Mitrovicë. Kjo ekspozitë pati suksese të panumërta si në trevat e Kosovës gjithashtu edhe në mbarë botën. Fitoi shpërblime në Cekosllovaki, Stokholm dhe Vienë. Për merita kualitative artistike evropiane u nderua me cmimin “Shigjeta e rinisë” nga Shoqata e studentëve të Universitetit të Stokholmit në vitin 1969, ndërsa në vitin 1970 kur ekspozita u hap në Pragë edhe aty u shpërblye me “Ordenin e Frorit” nga presidenti i atëhershëm Ludvig Sloboda. Kryeredaktorja e revistës “Ekspres” në Bratisllavë J.Maria shkroi për ekspozitën duke e emëruar atë si “Edhe një sukses tjetër i z.Zhubit”. Me insistimin e profesorit të njohur Tibor Luzhinskin kjo ekspozitë mori emrin si “ Tre të njohurit” ku Shkëlzen Zhubi arriti famën e profesorëve të tij. Kolazhisti i pare Kosovar Shkëlzen Zhubi njihej si një njeri i gjithëanshëm i cili asnjëherë nuk rreshti për të ndjekur ëndërrat e tij. Kësaj radhe ai hapi ekspozitën e tij personale të cilën e quajti “KO 3-2” e cila ngërthen gërshetime të komponimeve dhe kontrasteve të shprehura me një mjeshtëri të rrallë, përmes tridhjetë punimeve me foto-kolazh, të cilat si temë bazë e kishin njeriun në përgjithësi, virtytet dhe jetën e tij në vecanti. Zhubi është munduar përmes këtyre fotokolazheve të pasqyroj jetën e njerëzve në atë kohë duke dominuar karakteristikat e shqiptarëve si: traditat, mikëpritja, burrëria, besa, nderi e bujaria.
Regjisor dhe redaktor
RedaktoNë vitin 1971 punën e tij si regjisor e filloi në Radio- Televizionin e Shkupit në sektorin e emisioneve të gjuhës shqipe ku punoi për rreth 2 vite ku edhe krijoi përvojën e duhur duke vazhduar veprimtarinë e tij artistike në rolin e regjisorit në Televizionin e Prishtinës- RTP, njëkohësisht duke realizuar emisione të ndryshme argëtuese dhe muzikore ku telespektatorët ishin shumë të kënaqur me begatinë që ofronte përmbajtja televizive. Ndër më të njohurat ishte “Shkëndija”- njëemision muzikor i begatshëm ku të gjitha trevat anë e mbanë ku ka shqiptarë e shikuan me krenari. Për shumë vite në vijim ai ka realizuar dhe transmetuar “Akordet e Kosovës” të cilat patën vlera të vecanta në kulturën e atëhershme të Kosovës. Si regjisor në RTP punoi nga viti i themelimit 1974 e vazhdoi deri në vitin 1982, pra ai ishte një ndër themeluesit e kuadrit të regjisë.Është plotësisht e kuptueshme që autori i talentuar është dishepull i zjarrtë i dadaizmit- rrymë e re e shprehjeve artistike të shekullit XX.Përveq që u mor me poezi e piktura ai shkroi dy skenarë për film të metrazhit të gjatë dhe një serial për fëmijë në nëntë episode të quajtur “Mrekullitë e Genit” u njoh edhe për emisionet e fëmijëve si : “Plaku zemërbardhë” dhe “Me dashuri”.
Redaktor dhe Drejtor në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit
RedaktoPrej vitit 1982 ishte drejtor në Pallatin e Rinisë dhe Kulturës “Boro e Ramizi”. Aty organizoi shumë koncerte të zhanreve të ndryshme muzikore deri në vitin 1990 kur e dëbuan me dhunë nga puna për t’u rikthyer më pas në vendin e mëparshëm të punës në vitin 1999.
Piktor
RedaktoShkëlzen Zhubi i njohur si një krijues i palodhshëm u njoh edhe në artin e pikturës. Ai fillimisht u paraqit me një tërësi pikturale të ndarë në tri cikle: “ Koha”, “Dhembja” dhe “Jeta”. Përveq këtyre cikleve si kryevepër e tij ishte cikli i njohur me emrin “Oxhaqet shqiptare” që u ekspozua pas luftës në Kosovë (1999-2000) që kishte motive të qëndresës, krenarisë dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Vepra e tij e fundit artistike “Natyrë e vdekur” nuk u përfundua kurrë për shkak se ai shkoi në amshim me brushë në dorë duke përmbushur misionin e tij artistik deri në frymën e fundit.
Ekspozitat personale dhe ciklet
Redakto- Ekspozita 1. Vizatime dhe vinjeta. /30 punime/
Cikli “Shqetësimet e mia”, 1957- 1959.
- Ekspozita 2 dhe 3. Fotografi artistike, peisazhe, karikatura. /25 punime/
Cikli “Këndet e vështrimit”, 1956- 1961.
- Ekspozita “Dy të njohur dhe një talent” Fotokolazh. /17 punime/
Cikli “Tradita e gjakut tim”, 1967- 1969.
- Ekspozita 4,5,6. Foto kolazh. “Ko-3 minus 1”. /30 punime/
Cikli “Sfondet e kohës”, 1968- 1971.
- Ekspozita 7,8,9,10. Foto kolazh. /40 punime/
Cikli “Fokogra 1”, 1971- 1975.
- Ekspozita 11,12,13,14. Foto kolazh. /32 punime/
Cikli “Fokogra 2”, 1975-1980.
- Ekspozita 15,16,17,18,19. /30 punime/
Cikli “Fokogra 3”, 1980- 1982.
- Ekspozita 20,21,22,23,24. Foto kolazh. /38 punime/
Cikli “Fokogra 4”, 1982- 1990.
- Ekspozita 25,26,27,28. Piktura /50 punime/
Cikli “Koha, dhembja, jeta”, 1975- 1996.
- Ekspozita “Dardanët” 5 kolazhe
Cikli “Gjurmëve dardane”, 1997.
- Ekspozita 29. Piktura /10 punime/ dhe kolazhe /13 punime/
Cikli ‘Jeta” dhe Cikli “ Gjurmëve dardane” 1990-1997.
- Ekspozita 30 jubilare. 14 piktura tablo. dhe 5 të kombinuara
“Kthim nga vetja” dhe “Fletëza jete”, 1979- 1997.
- Ekspozita 31. Teknikë e vajit /16 punime/
Cikli “Dhuna” 1999.
- Ekspozita 32. Piktura /23 punime/.
Cikli “ Oxhaqet shqiptare” 1999-2000.
- Ekspozita 33. /3 cikle/ /45 punime/
Ciklet "Jeta dhe dhuna", "Tradita dhe kostumet e Rugovës dhe Hasit" dhe "Oxhaqet shqiptare" 1999-2000.
Veprat
RedaktoGjithsej botoi 20 vëllime letrare duke filluar prej vitit 1957 deri më1999, ndër to kishte romane, poezi satirike dhe doracak për kamerë dhe fotoaparatë. “Emnesë”, “Ethe Muzgu”, “Puthje me lot”, “Diell mbi gjëmborë”, “Oshe me friskë”, “Tehu i duhisë”, “Përjetime të hidhura”, “Shkundullimat”, “Gruaja lorëz”, “Bryma e xhelozisë”, “Ikja”, “Dyjare Bonjake”, “Mulliri i krimeve”, “Fjalë e gjak”, “Bredh e dredh”, “Velloja e mbretëreshave”, “Qyteti i mizave”, “Flaka e frëngjive”, “Doracak për videokamerë”, “Doracak për fotoaparat”.
Mirënjohjet
RedaktoQë nga viti 1957 për Shkëlzen Zhubin, u shkruan 478 artikuj në shumë gazeta e revista në vend dhe jashtë vendit. Mori 11 çmime ndërkombëtare për kolazh dhe fotografi artistike, 91 falënderime, diploma dhe mirënjohje në lëmin e artit dhe të kulturës. Në vitin 1996 ishte laureat i shpërblimit të parë "Amfora ilire" nga Galeria "Koha" për veprimtari në art dhe në kulturë kombëtare. Më 1997, në 40-vjetorin e veprimtarisë së tij, galeria e shpërbleu me "Penën e Artë". Po ashtu, me "Penën e Artë" e shpërbleu edhe Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës.U nderua me mirënjohen nga Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës (Post- mortum) dhe nga Radio Televizioni I Prishtinës (Post- mortum).
Shpërblimet
Redakto- “Anëtar i Shoqatës të Artistëve Figurativë të Kosovës” (1969);
- “Mirënjohje e SHAF të Bratisllavës” (1969);
- “Plaketa e Artë e revistës Studio të Cekosllovakisë” (1969);
- “Shpërblimi vjetor I AAB të Bratisllavës” (1969);
- “Shpërblimi vjetor I SHAA të Bratisllavës” (1969);
- “Shigjeta e Artë për të rinj, Vjenë, Austri” (1970);
- “Anëtar i SHAA të Sllovakisë”(1971);
- “Plaketa e Artë, vendi i pare për fotografi artisitke ”(1983);
- “Plaketa e Artë për fotokolazhin Foto artistike, vendi i pare, Prishtinë” (1985);
- “Shpërblimi i dytë për fotokolazhin Tërqethja, Bratisllavë” (1987);
- “Anëtar i Shoqatës Gjithëkombëtare të Artistëve” (1992) me seli në Tiranë;
- “Shpërblimi vjetor “AMFORA ILIRE” për veprimtari kulturore kombëtare “Koha” Prishtinë (1996);
- Mori çmimin "Pena e Artë" nga “Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (1999);
- Galeria "Koha" - mirënjohje speciale nga “Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës” (1999);
- Shpërblim plaketë nga ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” (2016);
- Mirënjohje post- mortum nga Radio Televizioni i Prishtinës (2016);
- Çmimi "Shkelzen Zhubi" në konkursin letrar të emëruar me emrin e tij nga "Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës" (2019).
Personalitete shqiptare mbi veprimtarinë e Shkëlzenit
Redakto- Akademik Rauf Dhomi- anëtar i orkestrës së parë të muzikës argëtuese në Kosovë:
-Që nga vitet e rinisë Shkëlzeni shquhej si muzikant i gjithanshëm dhe si talent i rrallë. Ai kontribuoi në kulturën e përgjithshme në Gjakovë. Këtë e dëshmoi edhe në prezencën e tij si anëtar i orkestrës së parë të muzikës argëtuese në Kosovë. Si kitarist dhe si solist vokal i talentuar.
- Prof. Arsim I. Fehmiu- Dekan i Fakulltetit të Edukatës Fizike:
-Shkëlzen Zhubi me sport u muar në rininë e hershme, ishte anëtar i reprezentacionit republikan për ushtrime në vegla: hekur dhe paralele. Dallohej në not dhe skijim. Më vonë u muar me boks dhe karate. Ishte mjeshtër i spektakleve, autor dhe kompozues i shumë ushtrimeve të revistave të kulturës fizike.
- Nexhmije Pagarusha- doajene e muzikës popullore dhe anëtare e "Shotës":
-Shkëlzeni ishte valltar i mrrekullueshëm, me të ansambli "Shota" dhe skena kishin peshë të madhe. Ai kishte fuqi magjike në paraqitjen e valleve rugovase. Shkëlzeni la gjurmë me vlerë të madhe dhe të thella në kultivimin dhe prezentimin e folklorit tonë të pasur kombëtar.
- Mehdi Bajri- redaktori i muzikës në Televizionin e Prishtinës:
- Shkëlzeni pos skenarëve dhe regjive, sidomos për emisionet muzikore dhe spektakleve ku kishte më së shumti sukses, ishte koreograf i dalluar i Shoqërive kulturoro-artistike. Njëri nga formuesit e SHKA "Bajram Curri" në Prishtinë si koreograf, pastaj punoi në SHKA "Xheladin Zeqiri" në Tetoveë, me "Besën" në Gostivar, "Agimi" në Prizren, "Hajdar Dushi" në Gjakovë e në mbi 18 SHKA vendosi koregrafitë e veta të suksesshme. La gjurmë serioze në lëmin e koreografisë, sidomos të valleve kosovare.
- Muslim Mulliqi- akademik:
-Ekspozita e Shkëlzenit e vitit 1969 ishte interesante me vlerë kulminative. Po në atë vit u pranuar anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës. Eshtë vlerësuar si kolazhisti i parë kosovar. Prej kryerjes së akademisë në Cekosllovaki mirret edhe me mjaft sukses edhe me pikturë.
- Petrit Dushi- drejtor i Prouduksionit në Televizionin e Prishtinës:
- Në vitin 1974, themelohet TVP ku tubohen kuadrot e para profesioniste. Në mesin e tyre Shkëlzen Zhubi, regjisor. Që nga emisionet për fëmijë e deri te spektaklet e shumta që realizoi me vite të tëra. Shkëlzeni la gjurmë në krijimtarinë e tërësishme të Produksionit të Televizionit të Prishtinës. Për sa vite që punoi në televizion për cdo vit u shpërblye për punën vuluminoze dhe të sukseshme në realizimin e emisioneve të ndryshme.
- Dr. Qemajl Sokoli:
-Pa dyshim se ndër pionierët e Televizionit kosovar është Zoti Shkëlzen Zhubi, i cili me palodhshmërinë, senzibilitetin dhe invencionin e vet krijues në masë të madhe ka kontribuar në avanasimin e regjisures televizive në TVP-në. Këtu, vecmas duhet cekur skenarë dhe regjitë e sukseshëm avansues të emisioneve dhe të manifestimeve të ndryshme, ku ka qenë ka mbetur i pakalueshëm gjer më tani.
- Rushit Ramabaja- shkrimtar:
- Shkëlzen Zhubi kapërceu portën e lavdishme të botës së letërsisë me sa vonesë për shkak të ndërskëmbësave të monizmit, megjithatë mbushi përnjëherë atë me dhëmburisjen e zërit autontik. Poezia e tij sidomos ajo satirike, tregimet dhe vecanarisht romanet menjëherë dhe përgjithmonë lanë shenjën e të bukurës së përjetshme.
- Dr.Agim Vinca- shkrimtar:
-Cdo kohë i ka poetët e vet. Poetët e vërtetë u takojnë të gjitha kohërave.
- Dr.Sefedin Fetiu-kritik letrar:
-Vargjet që vijnë nga shpatijet e Shkëlzenit duke i rezistuar hapësirës katrahurë davarisin pellgun mbi rrafshin dardan.
- Milazim Krasniqi dhe Avdullah Konushevci- kritikë letrarë:
- Libri i parë poetik "Emnesë" i Shkëlzen Zhubit jo vetëm nxjerr nga harresa fjalë të mocme dhe të bukura shqipe, si "emnesë", "kriskull" etj., por edhe e zbulon këtë kolazhist të parë edhe si një piktor me një shprehje të pasur figurative me elemente të theksuara moderniste e simboliste.
- Qerim Ujkani- poet:
- Krijimtaria letrare e Shkëlzen Zhubit, sot shfaqet me realizime artisitike në fushë të poezisë lirike, satirës, romanit e tjera. Dhe premton realizime të tilla edhe në gjini dhe në zhanre të tjera.
- Esat Loshaj- shkrimtar:
-Edhe një paraqitje e lidhjes shpirtërore e shkrimtarit Shkëlzen Zhubi, në artin në përgjithësi e me letërsinë në mënyrë të vecantë, këtë rradhë jo si poet, por si ndjekës dhe vëzhgues i pasionuar i gjurmimeve letrare të jetës dhe sjelljeve të rrafshit tonë kombëtar.
- Tahir Desku- poet:
-Shkëlzen Zhubi në vëllimin me poezi ka krijuar vargun poetik lirishëm duke ligjëruar në një shkallë të lartë artistike, duke organizuar një libër që zbërthen motivin e qenies së lartësisë së Trollit.
- Dr.Hivzi Muharremi:
-Piktori Shkëlzen Zhubi i takon plejadës së mesme të krijuesve figurativë, i cili që nga vitet e 60-ta me përkushtim të madh i qaset paralelisht dy vokacioneve artistike: pikturës dhe letërsisë. Pra, fjala është për një krijues, i cili me devocion të madh, me tërë qenien e vet, i përkushtohet këtyre dy gjinive, por gjithnjë duke i mbetur besnik motiveve dhe imazheve nga nënqielli i Dardanisë së lashtë, e cila gjatë tërë historikut të saj të bujshëm ka përjetuar qaste më tronditëse dhe më lemeritëse, një golgotë të vërtetë nga okupatori shumëvjeqarë i trojeve arbërore.
Referimet
Redakto[1] [2] [3] [4] [5] [6]; [7]; [8]; [9]; [10]; [11]; [12]; [13]; [14]; [15]; [16]; [17]; [18].
- ^ ["Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Rilindja"],(Prishtinë,1999);
- ^ ["Gazeta, Zani i Rinise"],(Prishtinë,1958);
- ^ ["Gazeta, Rilindja"],(Prishtinë,1958);
- ^ ["Gazeta, Flaka e vllazërimit"],(Shkup, 1972);
- ^ ["Gazeta, Zëri"],(Prishtinë, 1989);
- ^ ["Gazeta, Fjala"],(Prishtinë, 1994)
- ^ ["Revista, Jehona"],(Prishtinë, 1994)
- ^ ["Revista, Okarina"],(Prishtinë,1996)
- ^ ["Gazeta, Bujku"],(Prishtinë,1996)
- ^ ["Revista, Ironia"],(Prishtinë, 1996)
- ^ ["Shtëpia botuese, Asdreni"],(Shkup, 1997)
- ^ ["Revista, Zekthi"],(Prishtinë, 1997)
- ^ ["Revista, Ora"],(Prishtinë, 1997)
- ^ ["Gazeta shqiptare"],(Tiranë, 1997)
- ^ ["Revista, Shkëndija"],(Prishtinë, 1998)
- ^ ["Revista, Zog mëngjesi"],(Prishtinë,1998)
- ^ ["Revista, Dardania press"],(Prishtinë,1998)
- ^ ["Përmbledhje personale e autorit ndër vite, arkiv"]