Shkolla nëntëvjeçare "Edith Durham"

(Përcjellë nga Shkolla "11 Janari")
This is the stable version, checked on 5 mars 2022. 1 pending change awaits review.

Shkolla 9-vjeçare "Edith Durham", ndodhet në Tiranë, në kryqëzimin e rrugëve "Sami Frashëri" dhe "Pjetër Bogdani".

Shkolla nëntëvjeçare
"Edith Durham"
Vendndodhja
Të dhëna
LlojiShkollë nëntëvjeçare
Themeluar më1945
Drejtoria arsimore[ZAV Tiranë]]
DrejtoriMajlinda Dervishaj[1]
Personeli67 (2019/20)[2]
Klasat5 (fillore)
4 (nëntëvjeçare)
Numri i studentëve1,525 (2019/20)[2]
Faqja e internetitwww.edithdurham.edu.al

Historiku

Redakto

Shkolla “Edith Durham” është krijuar në vitin 1945 me emrin “11 janari” dhe është një ndër shkollat më të vjetra në qytetin e Tiranës. Ajo ndodhet në zonën e Tiranës së Re dhe gjithmonë është cilësuar ndër institucionet më të respektuara të edukimit në Tiranë.[2]

Ndërtesa e saj e parë ndodhej në afërsi me godinën ekzistente dhe kishte dy klasa mësimi. Mësimi zhvillohej me dy turne, paradite dhe pasdite. Gjatë fundit të viteve '40, Shkolla shërbente njëkohësisht edhe për kurset e analfabetizmit. Pajisja e shkollës me mobilimin e nevojshëm u bë nga banorët e shtëpive përreth saj, ku të gjithë dhuronin ç'të mundnin për të bërë të mundur mirëfunksionimin e saj. Në vitet 1948 - 1949 shkolla u zhvendos në ndërtesën e sotme, e cila deri atëherë kishte qenë kazerma të ushtrisë dhe që u përshtat për mjedise shkollore. Njëkohësisht u rrit edhe numri i nxënësve.

Në vitin 1989 ndërtohen edhe dy shtesa anësore: Palestra dhe një shtesë e vogël me dy kate me 12 klasa që shërbeu për nxënësit e ciklit fillor. Në vitin 1992 mori emrin "Edith Durham".

Në muajin tetor të vitit 2003 filloi rikonstruksioni i plotë i shkollës dhe që nga ajo kohë mjedisi i saj ofron kushte shumë të mira për zhvillimin normal për mësimdhënje.

Pas viteve '90, numri i nxënësve që mësojnë në këtë shkollë ka ardhur duke u rritur vit pas viti, duke arritur në vitin shkollor 2019-2020 në 1525 nxënës dhe me një staf pedagogjik prej 67 punonjësish.[2]

Lidhje të jashtme

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto