Shkolla fillore e Rakoshit është ndër shkollat më të vjetra të Komunës së Istogut.Procesi mësimor në këtë shkollë është organizuar në gjuhën serbe para Luftës së Dytë Botërore.Në të mësonin edhe nxënësit shqiptarë(në gjuhën serbe).Në periudhën e viteve 1941-1944 procesi mësimor është mbajtur në gjuhën shqipe për të vazhduar edhe pas vitit 1945.Në këtë shkollë vazhdimisht është mësuar në dy gjuhët mësimore.Numri më i madh i nxënësve ishte në gjuhën shqipe. Shkolla amë e Rakoshit kishte tri paralele të ndara fizike në fshatrat Shushicë,Belicë dhe Veriq. Iniciatori kryesor për ndërtimin e kësaj shkolle ishte Sadik Halil Haxhiaj.

Nr. Emri i shkollëss Vendi Gjithsej
1. Ndre Mjeda Rakosh 801 Nxënës


Nxënësve shqiptarë,në fillim të vitit shkollor 1991/92 u ndalohej hyrja dhe mbajtja e mësimit në gjuhën shqipe.Për një kohë të shkurtër nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre sistemohen në lokalet shtëpi-shkolla.Numri i kryefamiljarëve të cilët i ofruan shtëpitë e tyre në organizimin e mësimit në gjuhen shqipe ishte i madh. Drejtoria e shkollës bëri zgjedhjen e shtëpive të cilat ishin më të përshtatshme për mbajtjen e mësimit .Secili kryefamiljar liroi nga një dhomë ,kryesisht oda të ndejës.


Shkolla kishte 38 punëtorë shqiptarë,prej tyre 36 mësimdhënës ,një punëtor teknik dhe drejtor ishte Rrahman Igrishta.

Rakosh

  1. Avdi Jakup Haxhiaj
  2. Fadil Haxhiaj
  3. Hysen Sadik Haxhiaj
  4. Mustaf Halil Haxhiaj
  5. Osa Haxhiaj
  6. Qerim Haxhiaj
  7. Ramadan Demiraj
  8. Rexhep Arifaj
  9. Zeqir Sali Haxhiaj

Kërnicë e Epërme

  1. Hajriz Tahiraj
  2. Ibish Llugiqi
  3. Imer Fekaj
  4. Kadri Idrizaj
  5. Sadik Hasanaj
  6. Shaban Ademaj
  7. Sherif Tahiraj

Shushicë

  1. Avdyl Sinan Nekaj-Shushicë e Ulët
  2. Qerim Idriz Nimanaj-Shushicë e Epërme
  3. Sadik Kamer Aliak-Shushicë e Epërme
  4. Salih Osman Ibrahimaj-Shushicë e Epërme
  5. Xhemë Haxhi Nimanaj-Shushicë e Epërme