Shkolla Normale "Zef Lush Marku" në Shkup
Shkolla Normale "Zef Lush Marku" në Shkup konsiderohet si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit profesional në gjuhën shqipe, në Maqedoninë e periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, më saktë në periudhën 1947 - 1972.
Historiku
RedaktoShkolla Normale "Zef Lush Marku" në Shkup zë fill në vitin shkollor 1947/48 pranë shkollës "Nikolla Karev".[1] Drejtor i saj ishte pedagogu Rexhep Bajrami. Me kalimin e kohës, ky institucion edukativ do të shndërrohet në një qendër shumë të rëndësishme për pergatitjen e kuadrit arsimor për shkollat në gjuhën shqipe. Ndër arsimtarët e parë të Shkollës Normale "Zef Lush Marku" në Shkup ishin: Rexhep Bajrami, Vlash Gjelaj, Petro Janura, Josif Todi, Abedin Krasniqi, Nadire Krasniqi, Hysen Muhaxheri, Xhevat Gega, Eshref Saraçini, Shukri Rahimi, Fazli Syla, Menduh Begolli,[2] Vangel Koxhomani[3] etj. Gjatë veprimtarisë 24 vjeçare të këtij institucioni, diplomuan rreth 2200 mësues nga Maqedonia, Kosova, Lugina e Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) dhe Mali i Zi. Pas mbylljes së këtij institucioni, përgatitja e kuadrit arsimor vazhdoi në Akademinë Pedagogjike "Kliment Ohridski" në Shkup.
Studentë të dalluar
RedaktoShih edhe
RedaktoReferime dhe shënime
Redakto- ^ Fjalor Enciklopedik Shqiptar. ASHSH. Tiranë. 2008. fq. 2487.
- ^ Hajrullah Koliqi. Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar. Libri Shkollor. Prishtinë. 2002. fq. 484.
- ^ Shih faqen me titull: Rexhai Iseni