Shkolla fillore Mic Sokoli në Lybeçevë

Kjo shkollë është hapur në vitin 1948 si paralele e ndarë e shkollës fillore "Mustafa Bakija " të Prizrenit.Selia e kësaj shkolle në fillim ishte në mejtepin e fshatit,ku mbahej procesi mësimor.Më pastaj ishte paralele e ndarë e shkollës fillore të Zhurit e më vonë të shkollës fillore të Hoçës së Qytetit. Kjo shkollë pavarësohet në mbarim të viteve të 80-ta. Procesi mësimor në këtë shkollë është mbajtur vazhdimisht vetëm në gjuhën shqipe.Në vitin shkollor 1988/89 shkolla kishte 493 nxënës.Mësohej vetëm në gjuhën shqipe.[1]

Më 1 shtator të vitit 1998 shkolla është garantuar nga forcat policore-ushtarake kurse të nesërmen policia ia ka futur edhe flakën.Në këtë mënyrë në këtë objekt shkollor u pamundësua organizimi i mësimit dhe në tetor të vitit 1998 nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës u sistemuan në lokalet shtëpi-shkolla.Në vitin 1998 procesi mësimor është organizuar dhe mbajtur në shtëpinë e Merxhan Shalës ,kurse në vitin 1999 në shtëpinë e Agim Maçkajt .Edhe pas Luftës është punuar në shtëpi private,derisa me donacione të UNICEF-it ,Qeverisë Japoneze është ngritur objekti i ri i shkollës. Pra,prej shtatorit të vitit 2001 nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle sistemohen në godinën e re të shkollore.[1]

Në shtëpi private ,gjatë është punuar në lokalet e këtyre kryefamiljarëve:[1]

  1. Merxhan Shala ,në vitin shkollor 1998/99 liroi 4 dhoma ,në të cilat mësuan nxënësit e klasës I deri në klasën e IV (në një ndërrim).Nxënësit e klasave të larta (V-VIII) ishin të shpërndarë nëpër shkollat më të afërta të rrethinës si dhe në Prizren .Shpenzimet për mirëmbajtje dhe ngrohje të objektit i kanë hequr banorët e rrethinës.
  2. Agim Maçkaj në vitin shkollor 1999-2000 liroi shtëpinë e cila kishte 8 dhoma (6 mësonjëtore dhe 2 dhoma janë shfrytëzuar si zyra administrative).Të gjitha shpenzimet e ngrohjes dhe të mirëmbajtjës së objektit i ka hequr komuniteti.

Në shtëpi private është punuar edhe në vitin shkollor 2000/2001.Nxënësit e shkollës ishin të sistemuar në shtëpinë e këtyre kryefamiljarëve:[1]

  1. Bilall Poniku
  2. Hazer Mehmetaj
  3. Sabit Poniku

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d Shatri, Bajram (2010). Arsimi shqip në Kosovë. Prishtinë: Libri shkollor. fq. 235. ISBN 978-9951-07-727-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)