Shkolla koreografike e Tiranës
Shkolla e Baletit u themelua me vendim të Këshillit të Ministrave , të asaj kohe , në vitin 1957. Kjo ngjarje historike e një rëndësie epokale , përbën evoluimin e mëtejshëm të mendimit profesional koreografik , për të kaluar nga një fazë amatore -profesioniste, artistike interpretative e ekzekutive , në krijimin e kuadrove të arsimuara profesioniste. Në fillim trupat teatrale, grupe vallesh amatore, dhjetra shtëpi pionieri, rrethe artistike e sportive. Prej këtej dolën elementët fillestarë të trupave teatrale, koret, grupet e valleve profesioniste. Nga një grup i “ Pallatit të Pionierëve” e ka zanafillën edhe trupa e baletit, që iu atashua “FilarmonisëShqiptare” dhe më vonë nga një grup i tillë vallesh, dolën edhe pesë studentët , të cilët ideuan dhe kontribuan për themelimin dhe ndërtimin e Shkollës së Baletit. Ky grup përbehej nga Zoica Haxho, Ganimet Vendresha, Agron Aliaj, Xhemil Simixhiu, Petrit Vorpsi.Në dispozicion të këtyre të rinjve, u vendosën mjeshtra të talentuar të skenës e të Teatrit, M.Meserer, V. Matorin etj, dhe janë pikërisht këto kolosë të koreografisë ruse e botërore, që u interesuan t’i përgatisin edhe si pedagogë të ardhshëm, duke parashikuar se një ditë në vendin tonë do të krijohet një shkollë baleti. Pedagogu i shquar N.I.Tarasov, artist e autor tekstesh, organizoi në mënyrë të përkryer lëndën e formimit didaktik “Metoda e mësimdhenies”, praktikën pedagogjike në ecurinë përgatitore të ciklit të ulët e të lartë të shkollës Balshoi, e cila formoi në mënyrë solide pedagogët e parë të shkollës shqiptare të baletit. “Shkolla Kombëtare Koreografike” plotësonte një boshllëk në arsimin artistik kombëtar. Në një kohë që ekzistonte “Liceu Artistik” dhe në arsimin e përgjithshëm ekzistonin disa shkolla profesionale si dhe “Universiteti Shtetëror” “Shkolla Koreografike’ do të plotësonte këtë kuadër të arsimit artistik në vendin tonë.Perspektiva dhe hapësira për të organizuar një mendim të ri cilësor artistik koreografik, ecuria krijuese kombëtare dhe kontemporane, e bënë të domosdoshme krijimin e kësaj shkolle, që u dallua shumë shpejt për nivelin e lartë të përgatitjes komplekse të kuadrit koreografik. Kjo shkollë u drejtua nga z. Petrit Vorpsi dhe nisi rrugëtimin e saj me programe 6-vjecare e pastaj kaloi në ato 8-vjecare. Programet ishin ato të “Shkollës së Baletit të Teatrit Balshoi, të Moskës.Për kontigjentin e parë u hulumtua, për të gjetur vajza e djem sa më të përshtatshëm e me të dhëna natyrore ekspresive. Janë përzgjedhur fëmijët e shkollave në qendrat sportive, në “Pallatin e Pionierëve” në Tiranë duke kompletuar dhe dy klasat e para vajza - djem. Kjo nismë ruan edhe sot në Shkollën e Baletit , ku cdo klasë vajzash ka klasën paralele me djem. Nxënësit e shkollës së Baletit u trajtuan edhe nga ana ushqimore, për të lehtësuar sado pak familjet e tyre.Shumë mjedise ku zhvillohej procesi mësimor-edukativ, përbënin një problem serioz kompleks, që vështirësonte punën dhe bëhej pengesë serioze për zhvillimin normal të lëndëve formuese koreografike. Dy sallat që u vunë në dispozicion, ishin sallat e baletit të “Institutit të Lartë të Arteve” dhe salla e baletit pranë “ Teatrit Kombëtar”.Orari i zhvillimit të lëndëve fillonte nga ora 14.30-16.00dhe nga ora 16.00-17.30 Më vonë me kërkesën e pedagogëve u ndërtua edhe salla e dytë e baletit pranë “Institutit të Lartë të Arteve”. E gjithë kjo ngarkesë fizike e sfilitëse e mësuesve dhe nxënësve u harrua, kur në premierën e baletit të parë kombëtar “Halili dhe Hajria”, një rol të rëndësishëm luajtën edhe nxënësit e “Shkollës së Baletit”dhe aftësitë pedagogjike të mësuesve për të përgatitur këtë kontigjent artistësh të rinj të talentuar. Pas kërkesës drejtuar dikasterit përkatës në vitin 1957 u themelua shkolla e parë dhe unike në Shqipëri” Shkolla e Baletit”. Zhvillimi dhe evoluimi i procesit mësimor-edukativ dhe pasurimi i këtij procesi me lëndë artistike e koreogafike ,si :Vallja Popullore Shqiptare, Ushtrime të Karakterit Shqiptar ,Folklor Koreografik Kombëtar. Sinkronizimi i tyre me lëndët që përbëjnë traditën klasike akademike të shkollave koreografike europiane , është meritë e mjeshtrave që udhëhiqnin këto lëndë . Një numër i madh pedagogësh, pasuan 5 pedagogët e parë të kësaj shkolle baleti:Luan Shtino, Nermin Ahmeti, Miltjadh Papa, Gëzim Kaceli, Sadik Batku, që arritën rezultate të shkëlqyera në përgatitjen e artistëve të baletit.Një brez i ri artistësh dhe solistësh të baletit të dalë nga kjo shkollë , pasururuan trupën e baletit të ‘Teatrit të Operas dhe Baletit’. Emrave të pedagogëve të lartpërmendur, u shtohen më vonë emra të rinj mësuesish si: Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni,Skënder Jazexhiu, Llaqi Nako, Leonard Papuli, Ilir Kerni, Ludmill Cakalli , Arjana Pertena, Vera Fida, Miranda Shehu, Silvana Kasi , Irena Meka , ani Grillo etjtë cilët me pasion cuan më përpara arritjet në fushën pedagogjike koreografike. Më vonë ata u bënë artistë e solistë të trupave artistike të baletit të kryeqytetit. Pra, kontigjenti i parë i vitit 1957 Nermin.Ahmeti, Mukadez Erebara, Keti.Trajani, Hajdar.Shtuni, Pellumb. Agalliu, Besim.Jazexhiu etj u bënë solistët e parë të Teatrit të Operas.Nga kjo shkolle kane dale artiste balerine te mrekullueshem qe sot debutojne ne skenat me prestigjoze si brenda dhe jashte vendit dhe kjo fale pasionit, mundit,durimit e sakrifices se gjithsecilit. Shkolla Koreografike gjate viteve krijoi nje repertor te gjer.Nje grup krijuesish si: Gezim Kaceli, Agro Aliaj, Petrit Vorpsi, Panajot Kanaci, sadik Batku, Luan Shtino , Nermin Ahmeti etj angazhoheshin me krijimet e tyre per koncertet e majit. Ne planin e shqerimit muzikor nga pianistet e pare si : Fatmira e Lili Tafaj, Mra Gjoni , Limoz Dizdari, Johan botka , Liljana Papuciu, Dhoksi priftuli , kane nje merite te vecante ne kete aspekt , poe nje kontribut edhe pianistet shoqerues si : Tamara Kushe , Ilda Nenshati, Alida Germenji, Edlira Gjollma, Iris Hakiraj , Elda Pustina ,Valbona Duraj, Edlira Peqini etj apo edhe instrumentistet popullor si : Reshit Shehu etj. Shkolla e baletit u pasuru dhe me nje repertor nga baletet tradisionale qe perbejne repertorin baze. Perspektiva dhe hapesira per te organizuar nje mendim te ri cilesor artistik koreografik, ecuria krijuese kombetare dhe kontemporane , e bene te domosdosme ecurine e shkolles se Baletit , e cila u dallua shume shpejt per niveln e larte te pergatitjes komplekse te kuadrit koreografik si :Teuta Bashari, Kozeta Bakiu, Florian Saqillari, Bekim Murati, Shpetim Dajci, Blerina Arbana, Alma Kokona , Ada Strazimiri, Anila Vasjari , Joli Eleni Gjovreku etj.