Shkollat e Mesme të Ndërtimit
Shkollat e Mesme të Ndërtimit institacione arsimore profesionale të mesme, me afat katërvjeçar, të ngritura mbi bazën e shkollës tetëvjeçare. Këto shkolla përgatisin nxënësit me formim kulturor e shkencor të përgjithshëm dhe ms aftësi teorike e praktike për të punuar në sektorë të ndryshëm të ndërtimit, si në ndërtesat banimit, në objektet social-kulturore, bujqësore dhe industriale, në ndërtimin e veprave hidrotetnike, të rrugëve, të urave, hekurudhave etj. si dhe për të ndjekur shkollën e lartë.