Shkollat e mesme artistike
Shkollat e mesme artistike Institucione arsimore të mesme profesionale 4-vjeçare mbi bazën e shkollës tetëvjeçare, që kanë përmbajtje dhe strukturë sipas specialiteteve: arte figurative, instrumentistë, këngëtarë, balet. Përgatisin talente të reja në këto fusha të artit, për të plotësiiar kërkesat e lëvizjes artistike amatore dhe profesioniste në sektorët artistikë, si dhe për të ndjekur shkollën e lartë në këto specialitete.