Shkollat e mesme bujqësore Institucione arsimore të mesme profesionale me afat katërvjeçar për specialitete të ndryshme si: agronomi, perimekulturë, frutikulturë, ekonomi bujqësore etj, të ngritura mbi bazën e shkollës tetëvjeçare në të gjitha rrethet e vendit. Nxënësit përgatiten teorikisht dhe praktikisht sipas specialitetit, duke njohur dhe zotëruar bazat teorike, shkencore e praktike të profilit. Në përfundim të shkollës nxënësit u nënshtrohen provimeve të pjekurisë.