Shkollat ushtarake të Shqipërisë
Shkollat ushtarake Shqiptare
RedaktoMenjëherë pas luftës se dyte botërore me krijimin e shtetit të ri shqiptar dhe të ushtrisë shqiptare lindi nevoja e përgatitjes dhe kualifikimit të personelit të ushtrisë. Ky personel duhej të përgatitej dhe kualifikohej në shkolla të mirëfillta ushtarake. Për këtë arsye më 28 Mars 1945 u hap shkolla e parë ushtarake shqiptare e quajtur shkolla ushtarake Skenderbej.
Më pas me rritjen e nivelit të përgatitjes ushtarake lindi nevoja e hapjes se shkollave të larta ushtarake. Në fillim u hap kursi 1-vjeçar i përgatitjes së oficereve të lartë të ushtrisë që më pas u shndërrua në shkollën e lartë të bashkuar të oficereve ku përgatiteshin oficere te të gjitha specialiteteve të ushtrisë. Me pas u krijua dhe akademia ushtarake shqiptare.