Shndërrimi i sistemit trefazor në dy fazor (Lidhja e Skotit)

Shndërrimi i sistemit trefazor[1] në sistemin dyfazor mund të bëhet në disa mënyra.Pavarësisht nga mënyrat,qëllimi i shndërrimit të sistemit trefazor në sistem dyfazor është që sistemi trefazor i rrjetit të ngarkohet simetrikisht në të tri fazat edhe kur shpenzuesit janë dyfazorë.

Lidhja e Skotit

Mënyra më e përshtatshme për një shndërrim të tillë është nëpërmjet Lidhjes së Skotit. Për këtë lidhje përdoren transformatorët njëfazorë të veçantë me numër të dredhave të treguar si në figurë.

Një ndër përdorimet më interesante të lidhjes së Skotit mund të gjendet në hekurudhat japoneze.Lokomotivat janë të projektuara që te punojnë me sistem njëfazorë,ku kërkohet linjë ajrore me vetëm një përcjellës.Meqenëse rrjeti energjetik është trefazorë,përdoret lidhja e Skotit në mënyrë që ,nëpërmjet sistemit trefazorë, të furnizohen dy linja njëfazore,përkatësisht dy lokomotiva që tërheqen në drejtime të kundërta.Orari i qarkullimit të trenit është i rregulluar ashtu që ngarkesat e të dy fazave të jenë afërsisht të njejta.

Referimet

Redakto
  1. ^ Shndërrimi i energjisë Mr.sc.Gani Latifi