Shoqëria Civile ndër Shqiptarët
Ndryshimi ndërmjet vendeve të varfra dhe të pasura nuk është vjetërsia e shtetit. Për shembull, India dhe Egjipti me moshë mbi 2000 vjeçare janë të varfra, ndërsa Australia, Zelanda e Re apo Kanadaja sot janë vende të zhvilluara dhe të pasura pavarësisht se para 150 vjetësh nuk ekzistonin.
Ndryshimi midis vendeve të varfra dhe të pasura nuk qëndron në pasuritë e tyre natyrore. Japonia ka tokë të kufizuar, 80% malore dhe të pamjaftueshme për bujqësi e blegtori, por është sot ekonomia e dytë botërore. Në Zvicër, ku natyra nuk lejon rritjen e kakaos, prodhohet çokollata më e mirë në botë. Në këtë vend të vogël malor blegtoria jep prodhimet e qumështit janë më të mirat në botë, toka mbillet katër herë në vit, ndërsa siguria, rregulli e puna e kanë bërë vendin më të sigurt në botë.
Sipërmarrësit nga vendet e pasura nuk dallohen për ndonjë ndryshim të dukshëm në zgjuarsi kundrejt sipërmarrësve në vendet e varfra. Raca apo ngjyra e lëkurës nuk janë gjithashtu të rëndësishme, bile emigrantët të etiketuar përtacë në vendet e origjinës janë fuqi prodhuese në vendet evropiane apo Amerikë të Veriut. Atëherë cili është ndryshimi?
Ndryshimi qëndron në mirësjelljen e njerëzve, e cila formohet përgjatë viteve nëpërmjet arsimimit dhe kulturës. Duke shqyrtuar mënyrën e sjelljes së njerëzve në vendet e zhvilluara, shumica e tyre ndjekin parimet e mëposhtme gjatë jetës së tyre:
1. Morali, si një parim themelor 2. Ndershmëria 3. Përgjegjësia 4. Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave 5. Respekti ndaj qytetarëve të tjerë 6. Dashuria për punën 7. Përpjekjet për të kursyer dhe rritur vlerat 8. Shpirti për të bërë sa më shumë e sa më shpejt 9. Saktësia
Në vendet e varfra vetëm pak njerëz i ndjekin këto parime. Ndonëse natyra i ka bërë ta pasura, vendet e varfra janë të tilla sepse iu mungon mënyra duhur e sjelljes, iu mungon vullneti me i mësuar, me i zbatuar dhe përhapur këto parime të vendeve të zhvilluara.
Është koha për ndryshim tek Shqiptarët! Roli udhëheqës në Evropën Juglindore është duke pritur për ta!