Shoqëria patriotike shqiptare “Dëshira” në Sofje të Bullgarisë

Shoqëri shqiptare kulturore për mbështetjen e gjuhës e kombit shqiptar.

Historiku

Redakto

Më 1 janar të vitit 1893 në Sofje në hanin e Dhimitër Molesë u krijua shoqëria “Dëshira”. Fillimisht në të bënin pjesë vetëm 53 anëtarë, po shumë shpejt numri i tyre erdhi duke u rritur. Shoqëria kishte karakter të theksuar kulturor që përcaktohej nga qëllimet e saj të formuluara në Statut: “të shpërndajë dije dhe të hapë shkolla shqipe në Shqipëri”. E organizuar mbi një parim relativisht demokratik, shoqëria përbëhej nga ata që flasin shqip – “çdo shqiptar, që dëshiron lulëzimin e gjuhës së kombit shqiptar, konsiderohet anëtar. Të huaj nuk pranohen”.

Një nga gabimet e shoqërisë “Dëshira” ishte, se në të bënin pjesë vetëm shqiptarë ortodoksë, ndërsa myslimanët e katolikët, sado të paktë, mbetën të izoluar.