Shoqata Mjedisore Çajupi
Webfaqjawww.shoqatamjedisorecajupi.org
SloganBashkjeto me Natyren
PronariIng. Mandi Kleanthi
Ing. Kleanthi Mandi
Drejtor Egzekutiv

SHOQATA MJEDISORE ÇAJUPI

Redakto

Shoqata Jugore “ÇAJUPI”[1] ne fushene e mjedisit eshte krijuar me vendimin e Gjykates se rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 2808/1 dt. 18/03/2011, per ushtrimin e aktivitetit per mbrojtjen e mjedisit dhe mjedisit natyror ne rajonin jugor te vendit, qe perfshin kryesisht territoret e qarkut te Gjirokaster. Shoqata “ÇAJUPI” eshte ngritur si vazhdim i shoqates “MANDI” per ndihme mjedisore ne rrethin e Gjirokastres e krijuar me dt. 18/03/2010 me vendimin Nr. 2808, te po kesaj Gjykate, me te njejtin aktivitet “Mbrojtjen e Mjedisit Natyror” ne rrethin e Gjirokastres.

QELLIMI DHE OBJEKTIVAT

Redakto

Shoqata ÇAJUPI ka si qellim kryesor te kontriboje me aktivitete konkrete dhe te mbeshtese mbrojtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetin ne rajonin jugor te vendit. Gjithashtu shoqata do te punoje ne drejtim te lobi-mit dhe te rritjes se kapaciteteve te komunitetit e qendrave te banuara urbane e rurale per ruajtjen dhe stabilitetin e ekosistemit.

OBJEKTIVAT KRYESORE

Redakto

Objektivat kryesore te veprimtarise se Shoqates “ÇAJUPI” lidhen me mbrojtjen e mjedisit natyror dhe hapsires ekologjike te rajonit jugor te vendit, ku bashkejetojne natyrshem nje flore dhe fauna e pasur por edhe një komunitetin teper dashamires me te. Gjithashtu organizata do te punoje ne:

  • Kordinimin e punes me institucionet lokale te rajonit jugor per parandalimin e zjarreve ne pyje dhe kullota qe shkaktojne katastrofa mjedisore, si edhe nje prej problemeve kryesore ne zonen e jugut.
  • Te vleresoje dhe te mbroje ne bashkepunim me institucionet lokale dhe qendrore vlerat e larta te natyres qe lidhen me trupat ujore (Vjosa, Drino, Viroi, etj) dhe ato malore;
  • Te bashkepunoje me shoqatat e tjera te shoqerise civile ne zonen e Gjirokastres dhe ne territorin e vendit per mbrojtjen e natyres;
  • Te kryeje studime per ruajtjen dhe zhvillimin e fondeve te pastra gjenetike, pasurise bimore (drunore, shkurrore e barishtore), pasuria shtazore, etj.
  • Te kontriboje ne drejtim te sherbimeve te ekosistemit ne mjedisin natyror, si risi e sjelle se fundmi ne vendin tone.

AKTIVITETE KRYESORE

Redakto

Qe nga viti i krijimit te saj (2010), Shoqata Jugore per Mjedisin “ÇAJUPI” ka mare pjese ne disa projekte si ne studimin, projektimin dhe zbatimin e siperfaqevete gjelberta ne qytetin e Gjirokastres (ambjentet e shkollave 9 vjecare dhe te Mesme te qytetit, gjelberimin rrugor brenda qytetit dhe unazen), Parkun artificial te “Viroit”, shtimi i siperfaqeve pyjore me mbjellje ne Komunat Dropull i Siperm (2012), Picar (2010 dhe 2012), Labove e Kryqit (2013) e Ballaban-Permet ne 2012. Ka zbatuar disa projekte edukimi dhe ndergjegjesimi ne shkollat 9 vjeçare “Koto Hoxhi” (2011-2013), ”NaimFrasheri” (2012-2013) dhe Dervicjan (2013) per mbrojtjen e mjedisit dhe shtimin e siperfaqeve te gjelberta ne ambjentet e shkollave dhe qendrave urbane. Ka kordinuar punen me Shoqatat e Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave Komunale ne Rajonin e Gjirokastres per parandalimin e zjarreve ne pyje dhe kullota (fenomen shume i perhapur ne Qarkun e Gjirokastres) dhe katastrofat mjedisore qe shkakton zjarri (2012-2014). Ka punuar me projekte ndergjegejsimi per rritjen e opinionit qytetar ne zonat rurale ne basenin ujembledhes te lumit Drino, per te mos hedhur mbetjet urbane prane shtratit te perrenjve e degeve dhe ne shtratin e lumit Drino (2011-2013). Ne dy vitet e fundit ka bashkepunuar me Institutin e Ruajtjes se Natyres (INCA) per zbatimin e projektit te eko-muzeumit ne basenin e Vjoses, ne zonen Permet-Kelcyre (2012-2013).

Referime

Redakto
  1. ^ "SHOQATA MJEDISORE CAJUPI". Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2016. Marrë më 10 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)