Shpëtim Çuçka
Shpëtim Çuçka (22 dhjetor 1950̠) është përkthyes, funksionar dhe diplomat shqiptar, ndër përkthyesit më të njohur dhe më të rëndësishëm në Shqipëri. Ai përkthen nga disa gjuhë të huaja në shqip: nga gjermanishtja, italishtja, anglishtja, rusishtja, frëngjishtja si dhe nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër.
Ndër përkthimet e tij më të rëndësishme mund të përmenden: “Jetë njerëzish të shquar” të Plutarkut, “Filoktetin” e Sofokliut, “Lutëset” e Eskilit, “Plutin” e Aristofanit, përrallat “Muku i vogël” nga Vilhelm Hauf, “Dekameronin” e Bokaços, “Zjarret e Bazentos” të Rafaele Nigros, “Si shkruhet një punim diplome” të Umberto Ekos, “Mes dy detesh” të Karmine Abates. Ai është, gjithashtu, hartues i disa fjalorëve anglisht-shqip.
Në Panairin e Librit “Tirana 2006” është vlerësuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë si “Përkthyesi i vitit”.
Çuçka ka qenë pegadog i italishtes në Universitetin e Tiranës, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, dhe gjatë punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse dhe i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Itali dhe Egjipt.