Shpëtim Luku
Shpëtim Luku ka diplomu në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ka punu si gazetar profesionist i ekonomisë dhe biznesit në gazetat kryesore të vendit si “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Dita” si dhe në revistën “Spektër”. Ka themelu në partneritet me kompaninë “Riviera” të parën revistë të makinave, të titulluar “Auto Albania”. Është autor i librit të botuar në vitin 2004 me titull “Korrupsioni i paralajmëruar”. Gjatë veprimtarisë së tij deri më tani, Shpëtim Luku, ka botu mbi 4000 artikuj, kryesisht në fushën e ekonomisë. Është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese”, institucion ky që boton prej 7 vjetësh botimin “Biznesi shqiptar: Më të mirët e vitit”.