Sistemi i Shpellave "Gryka e Madhe"-Peje, Kosove.

Historia

Redakto
 
Gryka e Rugovës - Pejë

Hyrja në shpellën Gryka e Madhe është lokalizuar në maj te vitit 1992, nga pese speleolog Sllovak, te cilët ishin në kalim e sipër neper Gryken e Rugovës, në rrugë për në Maqedoni, edhe pse kjo shpelle ka qene e njohur nga banoret lokal që prej kohe.

Gjindet në anën e majte te kanjonit, 50-60m përmbi lume, në thembrën e një shkëmbi te befasishëm e gjigant, i cili ka një lartësi prej rreth 350 m. Rrjedha nga burimi i ujit ka një shpejtësi prej 600 l/s, por 5m nga ky burim është gjete një korridor serioz, në te cilin pas 100 m hulumtuesit hasen në një liqe i cili thellohej. Në vëren e po te njëjtit vite dyshi J. Smoll dhe J. Vajs se bashku me bashkëshortet e tyre, kaluan neper te njëjtin korridor por ketë here ishte i thate.

Tre vjet me vone ndodhi befasia, me 29 tetor 1995, një grup prej kater speleologesh, pas një pune pese oreshe në heqjen e gurëve prej burimit te poshtëm te ujit, i cili ketë here ishte i thate, arritën që te futeshin në pjesën e poshtme te shpellës ku hasen në një lume te brendshëm dhe në një sifon. Por ndërkohe në hyrjen pak me larte ata shkuan shume me larg, këtu nuk kishte ujë që ti pengonte kështu që arritën te futeshin në brendi te shpellës disa qindra metra, plotësisht te pa penguar, vetëm aty-këtu duheshin te ngjitnin disa shkalle te vogla prej shkëmbinjve. Pasi kaluan disa korridore te qara dhe te larta, sikur te ishin në ndonjë kanjon te nëndheshëm, arritën tek një gjysem-sifoni, ku rrymimi i ajrit dhe jehona e zërit premtonin depërtim te mëtutjeshëm, por vetëm pasi te gropohet ky kanal. Në linjën kryesore te shpellës ata zbriten edhe në rrjedhën e lumit nëntokësore, dhe poashtu u ngjiten në disa oxhaqe te errëta dhe te larta.

Në shkurt te vitit 1996 u ndërmorr një ekspedite serioze dhe e rregullte, në te cilën arritën që te bëjnë matjet e kësaj shpelle, dhe disa ngjitje te larta. Një grup prej 12-speleologesh arritën që ta kalojnë gjysem-sifonin, dhe hynë në një korridor-oval, me një labirinth dy nivelesh, por i dekoruar për mrekulli, ku në një distance direkte ishin 700 metra në brendi te shkëmbit, ku edhe supozohet se ishte fundi i shpellës pranë disa sifoneve me ngjyre te gjelbert dhe mjafte te bukur.

Pas pese ditësh matjesh precize, arritën që te vejnë në harte rreth 6-km te korridoreve në një përmase 1:200. Deri në fillimin e luftës në Kosove u ndërmorën edhe dy ekspedita hulumtuese, dhe atë gjate vjeshtës se bukur te vitin 1996 dhe 1997. Gjate këtyre ekspeditave pati mjafte ngjitje dhe punime në harte. Në pjesën e mesme te korridorit kryesor te kësaj shpelle u ba ngjitja në disa oxhaqe, te cilat prape lidheshin me disa nivele sub-horizontale dhe disa kalime te gjera. Në pjesët me te thella te shpellës, në një oxhak e arritëm lartësinë me te madhe te ngjitur larte e që ishte +296 metra në krahasim me hyrjen në shpelle, dhe shpella tanimë i kaloi 8 km te korridoreve te njohura deri me tani.

Pas luftës në Kosove, saktësisht gjate gushtit te vitit 2002, një grup i speleologeve nga speleo-klubi Orobico, nga Bergamo e Italisë, erdhën në qytetin tone me qellim te trajnimit tone në ketë lëmi mjafte interesante. Aty morën pjesë speleologe nga mbare Kosova, përkatësisht nga gjdo qytet ishin nga dy kandidat. Ata poashtu lanë pas edhe disa pajisje te dorës se dyte me qellim që ti shfrytëzojmë në hulumtimet tona te ardhshme. Gjate këtij trajnimi hulumtuam edhe disa shpella si ajo e Radavcit, Gryka e Madhe, dhe disa te tjera me te vogla, kryesisht në Gryken e Rugovës por edhe larte në Bjeshkët e Nemuna. Në vjeshtën e po te njëjtit vite rastësisht u takuam edhe me grupin Sllovak, dhe që atëherë kemi kontakte dhe bashkëpunim te rregullte dhe miqësore.

Qe nga ajo kohe në shpelle u bene mjafte ngjitje neper disa oxhaqe dhe degëzime tjera ku u arrite lartësia relative +250 m, +240 m, +165 m për ndryshim nga hyrja, me mundësi te depërtimit te mëtejme. Në njërën nga këto ekspedita u ba edhe hulumtimi i zonës sifonale (apo te liqenit) në nivelin e lumit nëntokësore. Poashtu u ba edhe hulumtimi i sipërfaqes rreth shpellës dhe i gjithë masivit shkëmbor, në një terren alpinistik, mjafte te vështire dhe shume i pjeret. Hulumtimet janë duke vazhduar.

MORFOLOGJIA DHE GJENEZA E SHPELLËS

Redakto

Kjo shpelle është një sistem kompleks, tipik, dhe një shembull ekzibicional i drejtpërdrejte i një zone freatike, e cila me kalimin e kohës është në ulje e sipër. Kalimet e shpellës janë në pjesën me te madhe te ashtuquajtur paleo-sifone, në formë te gjurit, me një lartësi 20-30 m. Këto korridore kane profil oval, por me shume eliptik, janë me homogjen, dhe te dimensioneve me te mëdha se sa ato korridore te pjesës se poshtme te shpellës, te cilat kane karakter te një kanjoni te vazhdueshëm nëntokësore, me mure mjafte te larta. Nivelet me te larta te shpellës nuk kane sedimente por janë me funderina te reres, ndërsa në nivelet me te ulëta mund te gjejmë gurre te rrumbullaket dhe te mëdhenj, te cilët kane rra këtu prej se larti nga kalimet individuale. Në ketë shpelle është e qarte se janë te zhvilluara deri me tani pese nivele. I pari është niveli i lumit i cili është mjafte aktive. Ky nivel arrin lartësinë prej 66m prej hyrjes. Ka një shkallëzim dinamik dhe vende-vende radikal, por edhe përkundër kësaj nuk hasim në ujëvara te larta. Shkalla me e larte i ka 3m, dhe është e mundur që në disa vende te zbritet në shtratin e lumit, përmes disa kanaleve te ngushta në forme te gypave te pjeret, ose nga oxhaqet dhe pjesët e rrezuara. Këtu hasim në sedimente apo funderina shume-ngjyrëshe.

Niveli i larte, i cili është edhe kryesori, ka karakter gadi sub-horizontal, dhe në një lartësi +80 m dhe gjatësi prej një km ka vetëm disa shkalle, prej te cilave me e larta i ka 10 m. Kalimet këtu janë te gjera, dhe është e mundur që te hecet në to, me një gjerësi mesatare 2-5 m, përderisa tavani humbet në një terr. Ky nivel, mesatarisht 15-20 m përmbi rrjedhën aktive, është pothuajse kopje e nivelit te lumit nëntokësore. Kalimet në ketë nivel, në pjesën frontale te shpellës, janë sikur gypat, te një paraqitjeje paleo-freatike, relativisht dimensionale, te ndërlidhura në një mënyre te vështire, deri në një mase te labirinthit.

Në pjesën e pare te shpellës këto dy nivele janë te lidhura në mënyre simetrike me një kaos tre-dimensional te disa kalimeve te vogla dhe disa lidhjeve, te cilat nuk janë te hulumtuara deri në fund gjer me sot, dhe poashtu nuk janë te futura në harte (te ashtuquajtura Kalimet e Gjarprit).

Një pjesë e veçante dhe unike e shpellës është edhe i ashtuquajturi-Tobogani, një sifon i pjerrët origjinal-freatik, ku me zbritjen e rrjedhës se ujit, e cila rrjedhe kalonte neper disa shkalle te shkëmbinjve, me kohe janë kriju ngushtica te mrekullueshme, te pjerrëta, dhe te lëmuara, te gjera deri në 1 metër, dhe te thella deri në 2-metra.

Një fakt i çuditshëm në ketë shpelle është se deri sa në pjesën e pare apo frontale mungojnë dekorimet (përveç te koraleve te formuara nga rrymimi i ajrit) në hyrje te shpellës, pjesa tjetër pas gjysem-sifonit te ashtuquajtur te Milicisë, është për mrekulli i dekoruar, ndoshta me te gjitha llojet e mundshme te speleo-dekorimeve apo speleo-temave, çka është vështire te imagjinohet për një zone e cila gjindet në një mes te kushteve nëntokësore te Evropës dhe Mediteranit. Këtu ka shtylla te mëdha dhe te larta, deri në disa metra te gjate shkopinje te sodës, stalaktite dhe perde te gjata apo draperi, stalagmite te grumbulluara, penda te vogla nga shkëmbinjtë, liqenje me kristale dhe margaritarë nga kalciti. Një gja tjetër e papërshkrueshme janë edhe govatat me ujë te mbuluara me kristale te kalcitit dhe grupe te gjera te kristaleve. Poashtu është interesant edhe rrera e ngurtësuar në një forme dhe madhësi te topave, larte mbi nivelin e ashtuquajtur Harku i Ylberit. Në kalimet hyrëse te ashtuquajtur Kalimi i Leopardit, janë disa pika dhe leqe te shpërndara te vermikulitit në forme te lëkurës së leopardit (prej nga ka marre edhe emrin ky kalim) me siguri te mbetura këtu nga vërshimet fosilike te ujit.

Karakteristike tjetër e shpellës janë disa hapësira indirekte në te cilat zakonisht ka disa rrjedha te vogla te ujit. Këto janë me te rrafshëta, por kalimet në to janë mjafte te pjerrëta gadi si oxhaqe, me një pjerrtësi prej me shume se 60-shkalle, dhe përfundojnë me disa penda-shkëmbinjsh, te vogla me mbushura me ujë. Në këto oxhaqe, te cilat me siguri e kullojnë ujin nga sipërfaqja e rrafshnaltës se Gurit te Kuq, rrjedha e ujit mund te ngritët nga decilitrat deri në me shume se 20-te here, me një ushetime te një lumi te pasur, çka patëm rast edhe vete ta shohim, me një brenge se mos na e mbylle gjysem-sifonin në mesin e shpellës me vërshime. Këto oxhaqe aktive mbarojnë zakonisht me ngushtica, ose me disa dritare te vogla, te cilat duhet te zgjerohen apo te hapen me ndihmën e makinës-shpuese apo me ane te plumbave, te cilat përdoren në speleologji. Përparimi edhe me larte dhe me thelle është ende i mundur në ketë shpelle, dhe me siguri se në një lartësi te caktuar këto kalime te pjerrëta do te lidhen aksidentalisht me nivele tjera sub-horizontale. Disa kalime te tilla janë gjetur dhe janë te njohura mire në pjesën e dyte te shpellës, pas gjysmës se saj në një lartësi rreth 150-170 metra për dallim nga lartësia e hyrjes. Horizonti me i larte në shpelle njihet me emrin Dyshemeja e Ngjitësve, në një lartësi rreth 260-270 metra për dallim nga pika e lartësisë në hyrje te shpellës.

Shpella është e krijuar në Gëlqerorin e Triasikut te Mesëm, në përgjithësi me një ngjyre hiri te mbyllet, ndërsa në baze me një ngjyre te kuqe-vjollce, me disa arterie te mermerizuara. Në rrafshnalte janë vërejtur karbonate te kohës se Gjurasikut, si p.sh. te ashtuquajtur Motley-Breccia.

Ky sistem ka me siguri një gjeneze autoktone te pastër. Ketë ide e sugjerojnë pjesët e ndryshme te rreres, e cila është kriju nga karbonatet shume-ngjyrëshe (te ashtuquajtura Mika ose gurrezit e vegjël te rrumbullaket) te cilët mund te vijnë prej shtresave te brendshme te formuara gjate Triasikut.

KUSHTET HIDROLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA

Redakto

Niveli me i ulet i rrjedhës se ujit nëntokësore në stinën e dimrit, është rreth 15 l/s. Ndërsa niveli i shtuar i rrjedhës këtu është matur prej 800 ose 1000 l/s, dhe mund te supozojmë lirisht se ky nivel i kësaj rrjedhe mund te arrije edhe 2-3 m³/s.

Kjo shpelle hynë relativisht thelle në masivin shkëmbor, nëpërmjet një kalimi relativisht te vogël, me një baze kryesore te kullimit apo mbledhjes se ujit, ngjajshëm me shume shpella tjera te Ballkanit dhe Turqisë. Gjithashtu këtu janë krijuar disa sifone te ngritura, një inspirim interesant për speleo-zhytesite.

Sasia me e madhe e ujit në oxhaqe, është vërejtur në te ashtuquajturat Banjot e Pejës. Pas te reshurave me te mëdha te shiut në sipërfaqe, në ketë vend pas disa dhjetëra orësh kjo u lajmërua në forme te vërshimit te papritur, ku rrjedha arriti në 20 l/s. Edhe në pjesë te tjera te shpellës u vërejtën rrjedha te ngritura prej 5 l/s në 10 l/s. Nëse konsiderojmë se në lumin kryesor pati 40-here me shume ujë në atë kohe, është me se e mundur që burimi i rrjedhës se ujit nëntokësore te kësaj shpelle formon disa qindra dege te oxhaqeve, hulumtimi i te cilave do te sjelle me dhjetëra kilometra te hapësirave te reja.

Vazhdimi i hulumtimeve ka mbetur vetëm tek mundësitë dhe dëshira e hulumtuesve, te ngjitësve-alpinist me përvoje, por edhe guximit te speleo-zhytesve, te cilët do te vendosin që ta kalojnë liqenin e fundit sifonal me një gjatësi rreth 100 metrash dhe me siguri deri në 25 metra i thelle, dhe se a do te zbulohet këtu një sistem-karstik (shkëmbor) i veçante, kurrë e dijme se teorikisht lartësia e kalimeve te kullimit te ujit është me e madhe se 1500 metra.

Në një mënyre kjo shpelle është analogji e sistemeve te thella alpike, por se kjo është e njohur prej se poshti d.m.th. prej burimit.

Literatura e përdorur është marre nga buletini i shoqatave speleologjike te Sllovakisë, edicioni special për Kongresin e 14-te botëror te speleologjise, që u mbajt në gusht te vitit 2005 në Athine, ku edhe u ba prezantimi i kësaj shpelle nga ana e Jan Smoll dhe Branislav Smida, në mungese te speleologeve nga Peja dhe Kosova për shkak te mjeteve materiale, te cilët se bashku me te lartpërmendurit e japen kontributin e tyre te pamohueshëm, rrezikuan edhe jetët e tyre, me një pajisje mjafte modeste, për hulumtimet e bëra në ketë shpelle. Përktheu nga gjuha Angleze Fatos Katallozi, speleo-alpinist dhe koordinator në shoqatën Aragonit-Peje.