Shpella e Maligradit
Shpella e Maligradit (Kisha e Shën Mërisë)[1] ndodhet në liqenin e Prespës në ishullin e Maligradit. Kisha e Shën Mërisë e shekullit XIV është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore.[2] Në këtë ishull janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kollona e kapitele që i përkasin sipas arkeologëve një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qënë në pjesën e sipërme të liqenit. Sipër këtij ishulli ndodhen edhe rrënojat e vilës verore të Car Simeonit të shekullit XI. Kisha e shën Mërisë është një themelim i vjetër dhe ka shërbyer si qëndër shpirtërore për prijësat shqiptarë. Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.
Referime
Redakto- ^ Anamali, Skënder (2002). Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Vëll. I. Botimet Toena. fq. 294–295. OCLC 52411919.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ndërtesat fetare me statusin "Monument Kulturorë"". Republika e Shqipërisë Komiteti Kombëtar për kult. Marrë më 28 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)