Shpend Kallaba
Shpend Kallaba i lindur më 1961 në Roganë, Komuna e Kamenicës. Pasi kreu shkollën fillore dhe të mesme, u diplomua në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Universitetin e Prishtinës në vitin 1985. Filloi si profesor i Gjuhës Angleze ne vitin 1984 ne Gjimnazin e Kamenicës, pas një viti kaloi në Prishtinë dhe punoi deri në vitin 2000. [1]
Nga periudha 1999-2002, ishte Këshilltarë i Odës Ekonomike të Austrisë për Kosovë, zyra në Prishtinë. Gjatë vitit 2002 ishte bashkëpunëtor i Kompanisë dhe Konsorciumit “Besholli Commerce”deri më 2003. Po ashtu ishte zyrtar i lartë në Hekurudhat e Kosovës për disa muaj dhe Instruktor i Gjuhës Angleze në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Energjetikës, projekt nga OSBE-ja. [2]
Në vitin 2004 u pranua në Zyrën e Kryeministrit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Dialog Rajonal, si Udhëheqës i Divizionit për çështje të Protokollit (Protokolli i Shtetit), ku bëhej edhe përgatitja e bërthamës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa përgjatë periudhës 2004-2006 kontribuoi drejtpërdrejt në themelimin e Protokollit të Shtetit në Kosovë.
Për dy vite u specializua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ku bëri praktikën e Drejtorit të Protokollit të Shtetit, si dhe në Akademinë Diplomatike në Tiranë. Angazhimin tjetër me karakter profesional e vazhdoi në Holandë, Hagë në Institutin Diplomatik “Clingeldael”, ku ndoqi kurset si: Protokolli Diplomatik, Institucionet e BE-së dhe Integrimet Evropiane në Bruksel. Po ashtu, mori përvojat diplomatike edhe në Institutin Diplomatik në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bullgari. [3]
Në vitin 2010 u emërua Këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i Presidentit në detyre SH.T.Z. Jakup Krasniqi, kurse të njëjtën detyrë e vazhdoi edhe me Presidentin e radhës SH.T.Z. Behgjet Pacolli.
Në Maj 2012, përfundoi një program shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, specifikisht në Seton Hall University, John C Whitehead School of Diplomacy and International Relations nën mentorimin e Ambasador John K. Menzies. Në Qershor të vitit 2012 u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Bullgarisë.
Jeta
RedaktoAi është i martuar me Shqipe Kallaba, Ekonomiste e diplomuar, dhe ka dy fëmijë.
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)