Shpresa (klub demokratik)
Shpresa (1921-1924). Klub demokratik, arsimor, kulturor e politik që ushtroi veprimtarinë e vet në Gjirokastër, kundër "Lidhjes së bejlerëve e agallarëve". Është quajtur edhe klubi i "Opingarëve", meqë kishte për simbol një palë opinga, që personifikonin masat e punonjësve. Organi i vet ishte gazeta Drita që drejtohej nga Veli Hashorva . Kundër bejlerëve çifligarë e agallarëve të Gjirokastrës vepruan edhe grupe të ndryshme demokratike si "Bruci", "Guna", "Vatra". "Shpresa" arriti rezuitate të mira gjatë fushatave të zgjedhjeve për organet e larta të pushtetit më 1921 dhe më 1923. Veprimtarinë e vet antifeudale e përforcoi sidomos gjatë Revolucionit të Qershorit 1924. Me vendosjen e regjimit zogist "Shpresa" ndërpreu veprimtarinë e saj.