Shqipëri 2–1 Maqedoni (5 - 6 shtator 2016)

Ndeshja e futbollit Shqipëri – Maqedoni për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” u luajt në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ në Shkodër më 5 dhe 6 shtator 2016. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 75, për shkak të stuhis dhe 15 minutshi i mbetur u zhvillua në datën 6 shtator. Shqipëria fitoi 2-1 ndaj Maqedonisë, me golat e shënuar nga Armando Sadiku dhe Bekim Balaj.