Shqipëri e paharrueshme
Shqipëri e paharrueshme Origjinali: L'Albanie inoubliable. Histori / Shënime udhëtimesh me Autor Christian Schmed. Shqipëroi: Dashamira Elezi. Shtëpia botuese: Zenit. Viti i botimit 2010. Faqet e librit 80. ISBN 978-9928-4005-1-2
I ardhur në Tiranë në verën e vitit 1992 për të hapur përfaqësinë diplomatike të Zvicrës, autori punoi aty si këshilltar i ambasadës dhe i ngarkuar me punë ad interim deri në fund të vitit 1997. Edhe pas largimit i ruajti gjithnjë lidhjet me Shqipërinë. Prej vitit 2006 ka organizuar nëpër Shqipëri udhëtime me grupe gjermanësh e zvicerianësh të dhënë pas turizmit botanik e kulturor, duke u zbuluar atyre anë të panjohura e joshëse të vendit.
Përfytyroni skenën... kalimtarët gjejnë një të huaj gjysmë pa ndjenja në gropën e Stalinit, dikush thërret për ndihmë, një tjetër njofton policin e rastit që sheh, të gjithë përpiqen të nxjerrin të lënduarin nga gremina. Me këtë zbulon se është i huaj, për më tepër... diplomat perëndimor!
Pas asaj nate sa herë kaloja andej i bija anës tjetër të bulevardit. Për ironi pas ça ditësh mora vesh se edhe në anën tjetër ishte gjithashtu një gropë, pak më e futur, që kishte mbajtur piedestalin e një të harruari tjetër të madh të historisë.