Shqipëria- Albania (album)
Shqipëria- Albania Autori: Aliki Tombrou. Kategoria: Album Shqip Anglisht (Përktheu Lavdimir Marku) Shtëpia Botuese "Toena". Faqe 204. ISBN 99943 1 136 0
Shkrimtarja, pas një udhëtimi të kryer në qytetet më kryesore të Shqipërisë, na jep mbresat e saj për çdo vend ku ka shkelur e për çdo gur që ka prekur. Ky udhëtim vërtet është një përvojë personale, por është gjithashtu edhe një rrëfim i udhëve të peizazheve të këtij vendi dhe itinerareve të paepura të kohës, në të cilën të grishin pashmangshëm reflektimet e shekujve. Autorja greke nuk na paraqet vetëm emocionet e veta, por, duke u njohur me shumë njerëz e duke biseduar me ta, ajo rrëfen dhe historinë e çdo qyteti e krahine, ku i shkel këmba. E entuziazmuar nga bukuritë që sheh dhe nga historitë e legjendat që mëson, ajo mundohet të përjetojë çdo ndodhi që dëgjon. Tani që arrita dhe e shkela vetë me këmbët e mia truallin shqiptar, nuk më kujtohet se si e përfytyroja më parë këtë vend"."