Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948)
Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948) libër historik me autor Ledion Krisafi. Botuar nga Shtëpia botuese "Naimi". Viti i botimit 2017. Faqet e librit 280. ISBN 978-9928-234-12-4
Mbi librin:
Libri "Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948)" i dr. Ledion Krisafit, për herë të parë në mënyrë shkencore e plotësisht të argumentuar, sfidon "mite" të ngritura në paradigmën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Me këtë monografi, autori mund të radhitet në grupin e studiuesve që, duke u mbështetur në të dhëna burimore të të dy palëve (shqiptare dhe jugosllave), arrin në përfundime origjinale, larg të qëndruarit "bardh e zi". Libri synon, gjithashtu, që për herë të parë të hapë edhe këndvështrimin jugosllav mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të lexuesit shqiptar. Studimi i këtyre të dhënave të nxjerra nga autori nga arkivat e ish – Jugosllavisë në Beograd, jo vetëm që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të asaj periudhe, por ri – interpretojnë politikën e jashtme të Shqipërisë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimin e Enver Hoxhës në politikën e jashtme jo vetëm në lidhje me Jugosllavinë, por edhe me Bashkimin Sovjetik. Libri është shkruar plot realizëm e pasion. Libri do të jetë një ndihmesë e çmuar në historiografinë tonë.