Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit

Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit Gjinia: Histori. Autori: Haris Silajxhiç. Shqipëroi: Xhelal Fejza. Shtëpia botuese: "Dituria". Viti i botimit 1999. Faqet e librit 272. ISBN 978-99927-31-38-9

Mbi librin

Libri "Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit" na jep një pasqyrë të gjerë e dokumentare të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në vëllim, përfshihen momentet dhe vëmendjet kryesore të këtyre raporteve si psh. puna e Kryqit të Kuq Amerikan, Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, marrëdhëniet me fqinjët, kompanitë amerikane të naftës në Shqipëri, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës ll Botërore etj.

Në këtë libër, autori nënvizon punën këmbëngulëse të atdhetarëve shqiptarë për ta rreshtuar vendin e tyre në krah të palës së fituar, si dhe krijimin e miqve të Shqipërisë. Silajxhiçi i kushton vëmendje edhe ndikimit të shoqërisë "Vatra" mbi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes dhe rrjedhimisht qëndrimit amerikan për këtë çështje.