Shqipëria e panjohur (Gabriel Louis Jaray)
"Shqipëria e panjohur, në mbretërinë e re të Shqiptarëve" Shënime udhëtimi me Autor Gabriel Louis Jaray. Shqipëroi dhe paisi me shenime Asti Papa. Shtëpia botuese "Dituria", viti i botimit 2007. Faqet e librit 228. ISBN 99927-59-99-2
Gabriel Louis-Jaray (1884-1964), qe mbahet si nje nga studiuesit me te mire franceze te gjysmes se pare te shekullit XX per vendet e Europes Qendrore dhe te Ballkanit, ne veren e vitit 1909 ndermori nje udhetim neper viset shqiptare, ende nen sundimin e Perandorise Osmane. Duke filluar nga Shkupi kaloi me rradhe neper Kosove, Lume, Mirdite dhe Shkoder. Udhetimin e vijoi duke kaluar nga Vlora ne Durres dhe mandej ne Tirane, Elbasan, Struge dhe e perfundoi ne Shkup. Disa vjet me vone, kur Shqipëria fitoi pavaresine, botoi librat "Shqipëria e panjohur" (1913) dhe "Ne Mbreterine e re te Shqiptareve" (1914). Në të dy librat që ka shkruar për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, te cilet jane permbledhur me disa shkurtime ne perkthimin shqip, vihet re serioziteti dhe dashamirësia e një studiuesi që i ka njohur nga afër historitë dhe zakonet shqiptare dhe shfaqet besimi per perparimin e Shtetit te ri shqiptar.