Hape menynë kryesore
Njeri nga shumë propozimet e kursit të kufinjve e Shqipërisë etnike

Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.


Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë. Shqiperia etnike dhe krahinat e saj

HistoriaRedakto

Historia para pavarësisëRedakto

Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndare në disa vilajete: Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Janinës dhe Vilajeti i Manastirit. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë.

Pavarësia dhe ndarja e territoreveRedakto

Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.

Pasojat e ndarjes së shqiptarëveRedakto

Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.

Lufta në KosovëRedakto

Kosova qëndroi si pjese e Sërbis nga viti 1913 deri në vitin 1916 e pastaj si pjes e Jugosllavis deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia

Lufta në Luginën e PreshevësRedakto

Lugina e Preshevës ndodhet në jug të Serbis është e banuar nga shqiptarët etnikisht ish troje i shqiptareve por me von e moren serbët ne vitin 2000 shqiptarët e Lugines i kapën armet në dorë për clirim etnik për t'ju bashkuar shqipërisë por ata humbën nga shteti i fuqishëm sllav serbia edhe sot ata ndodhen në serbi. Lidhja e Dytë e Prizrenit,prej 16-20 shtator 1943, ku shprehja gjeografike KOSOVA nuk përfshinte vetëm vendet që përmblidhen brenda kufijve administrativë të krahinës së Kosovës, e cila mban këtë emër dhe ka ruajt shumë qëndrueshmërinë e kompaktësinë e banorëve shqiptarë, por shih për këtë arsye ajo përfaqëson dhe simbolizon edhe të gjitha viset e tjera shqiptare të "robnueme" nën pushtimin e Jugosllavisë. Mbështetur në frymën politike të shkrimeve autentike të pjesëmarrësve në Kuvendin themelues, më 16-19 shtator 1943, Lidhja e Dytë e Prizrenit është organizatë politike-ushtarake kombëtare demokratike shqiptare [9]. LDP(II) 1943 Pra, sikur që dihet ky deklarim plebishitar kaloi nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit (e cila doli si rezultat i mohimit të etnitetit të pavarur të Kosovës nga Mbledhja e Dytë e AVNOJ-it), e përkrahur nga Lidhja e Dytë e Prizrenitdhe në juglindje të Kosovës, në krye me Adem Gllavicën e mulla Idriz Gjilanin. Beteja “Maja e Kikës” ishte e paraparë të zhvillohej më 29 qershor 1944, në mes forcave serbo çetnike, sipas Limon Stanecit, sekretar dhe zëvendës i nënprefekturës së Gjilanit, ish sekretar i Komitetit Qarkor të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ish gazetar dhe përgjegjës për informim në kuadër të organit “Lidhja e Dytë e Prizrenit” për frontin lindor dhe ushtarak, që raportonte nga vijat e para të frontit në luftimet për mbrojtën e trojeve etnike në Kosovën Lindore. Më 13 shtator, kur u hoq pushteti okupues bullgar, u zgjodh nënprefekt i nënprefekturës së Preshevës. Ishte edhe sekretar i Mulla Idrizit, gjykatës, kryeshef i Rrethit të Gjilanit, i cili raportonte nga fronti i Gjilanit për fitoret e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, më 1944, në fletoren “Lidhja e Prizrenit”, gazeta. Në artikullin “Një shpartallim i ri i çetave komuniste n'anë të Gjilanit", të datës 9 korrik 1944 konstatohej: "Armiku shekullor, lakmues i tokave të huaja, i dejun me ideologjina të ndryshme (komuniste, nacionaliste e që të dyja këto formojnë një të tretë: pansllaviste)". Prapë, Limon Staneci, më datën 28 qershor 1944, në një numër prej 400-500 vetash, sulmoi tokat shqiptare, duke kaluar kufinin në vendin e quajtur "Kika", mbasi në afërsinë e katundeve Cfircë e Tugjevc nuk kishte mundur ta bënte këtë.

Forcat tona të përbëra prej ushtrisë së rregullt dhe fuqisë kreshnike, të komanduara prej oficerëve dhe nënoficerëve trima, filluan luftën. Krahu Lindor - Gjatë luftës së Velegllavës, që vazhdoi 12 orë dhe betejës së 29.6.1944 grupet nacional-shoviniste-pansllaviste u shpartalluan me humbje për ta... Kjo ndeshje me bandat komuniste, që fatlumnisht përfundoi me fitoren tonë, u prit me manifestime simpatike nga populli, i cili u betua me këtë rast se do të ndjek gjurmët e dëshmorëve, si kapter Abdi Gjoka, nga Mati, anëtar i Komitetit Komunal të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Bajram Poliçkës e të tjerëve, që ranë në këtë betejë për lirinë, për të mos lejuar kurrë që këmba e armikut të shkelë tokat tona të bekuara(Citimi i burimit) "Dhe, sikurse përluftën e Velegllavës të 28 qershorit 1944, sekretari i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për Rrethin e Gjilanit, Limon Staneci raportoi nga linja e zjarrit edhe për luftën e Kikës, të 26 gushtit 1944. Raporti i tij, si gazetar, ushtar përjetues e komandant i vullnetarëve "Fronti i Gjilanit, shpartallimi i Dytë i Brigadave Komuniste Drazhiste-Pansllaviste në Rrethin e N .Prefekturës Gjilanit, shquhet për saktësi materiale, gjykim politik të drejtë dhe afirmim të një epopeje kombëtare të rëndësishme për historinë e popullit shqiptar”

Në javën e dytë-tretë të motmotit’44 (14-19 shtator 1944),  Lumi i Gjakut, i cili në krye të malit i bashkohen Lumi madhë dhe Lumi Vogël., barikadohen trupat nga një mashkull për shtëpi të forcave  vullnetare të Karadakut lindor, të stacionuara jo larg pjesës së hekurudhës. Për  t’i sprapsur sërish i sprapën ata lakmitarë që lanë eshtrat pa i mbledhur të shtrirë “stëervinë”  përgjatë udhës Frëngut te gryka e lumit. Luftimet te “Reka e Gjakut”, ku u zhvilluan ishin luftime frontale strategjike Ngjashëm si Beteja e Skenderbeut, kur u lejuan të depertojnë përgjatë lumit trekëndshor mes forcave vullnetare shqiptare për Mbrojtjen e Tokave të Liruara duke hapur zjarr nga të tre anët drejt trupat serbobullgare ku mbetën 248, të vrarë dhe qindra të plagosur dhe të nxënë rob që u dorëzuan Në rrethinën lindore, Preshevë, Bujanocit deri në Ristovc, Tasjan dhe deri në Brezë, përshkohet mbrojtje me armë, tërfurq dhe sëpatë,.. Kjo Luginë në perendim është sikur të jetë e mbrojtur me vargmalin e Karadakut të Shkupit, e njohur si KaradakU i Preshevës, nga lindja me malet e Rujenit. Në Luginë dhe në mesë të tij kalonë  Lumi i Gjakut, i cili në krye të malit i bashkohen Lumi madhë dhe Lumi Vogël. ku edhe pika më e ulët në territorin e komunës së Preshevës gjendet tek grykderdhja e lumit Raincë (420 n.m.d.)[1]

Lufta në Republikën të MaqedonsiëRedakto

Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.

Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë etnike (1941-1945)Redakto

 
Shqipëria (1941-1945)

Historia e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.

Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.

Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.

Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.

Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë. Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar. Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.

Rrymat për bashkim etnikRedakto

Rrymat për bashkim etnik ndahen në dy grupe : Ekstremiste dhe Liberale. Ekstremistet përfaqësohen nga organizatat e ndryshme të mërgimit, organizatat ilegale në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ato kërkojnë bashkimin etnik me ane të dhunës, prandaj ato janë quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE. Liberalet kërkojnë një bashkim etnik gradual të bazuar mbi diplomacinë dhe fitimin e të drejtave të shqiptareve kudo në Ballkan. Liberalet përfaqësohen nga LDK, PDK, AAKKosovë. PDSH,BDI nën Maqedoni. PD, PBK, PBKD, PLL, PDI,LZHKShqipëri dhe PDIU për shqiptarët nën Greqi.

. Partitë shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës bëjnë pjese në këtë grup.

Krahinat shqiptareRedakto

Shqiptarët në Mal të ZiRedakto

 Artikulli kryesor: Shqiptarët në Mal të Zi.

Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 7% te popullsisë, dhe jetojnë kryesisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit. Për shkak të diskriminimit në pothuajse të gjitha sferat, ekonomike, sociale, kulturore e politike, një shumicë e Shqiptarëve janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta duke kërkuar një të ardhme më të mirë kryesisht në vendet e Evropës Perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kanadë. Por edhe me kalimin e viteve dhe me “demokratizimin” e vendit, pozita e Shqiptarëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.

Shqiptarët në SanxhakRedakto

Sanxhaku ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është tregut tregutregui Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna : Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.[2]

Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.

Ky rajon ngushtë i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me pozitën e sajë është ngushtë e lidhur me Dardaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm, me atë që hasim në Kosovë.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike : Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka" ; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve të Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimit për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Pështër, Bishevë, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi ; Ibër- i bardhë ; Vapë - vapa, -ë ; Pështër : Pesh- peshë ; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.[2]

Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37.775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27.980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjatë sundimeve Otomane) dhe të 19.795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).[3]

Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dukagjinit, etj.

IdeologjitëRedakto

Ideologjitë e bashkimit kulturorRedakto

Ideologjitë e bashkimit politikRedakto

[4] Pranverën e vitit 1939, më 6 prill, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë , në gjithë Ballkanin nisën të ndodhin gjëra të çuditshme. Mbreti Zog, me shtabin dhe bajraktarët e grupit të tij, fillimisht u vendos në Londër (Angli) e pastaj në Kajrotë Egjiptit. Erdhi edhe pushtimi nga Gjermania naziste dhe shqiptarët u zhvendosën në male. U formuan grupe të armatosura guerilësh shqiptarë, formacione luftarake të armatosura, të ndarë në dy pjesë: në ato partizane, me ide komuniste, të udhëhequra dhe nën ndikimin e Kominternit, në njërën anë dhe në grupe nacionaliste shqiptare, siç ishte Balli kombëtar e të tjera, në anën tjetër. Edhe këtu, në kohë dhe hapësirë, grindjet, hakmarrjet dhe përçarjet e bënë të veten dhe lanë gjurmë të pashlyera tragjike, të cilati shfrytëzuan me dinakëri pushtuesit. Pjesa tjetër pushtohet më 7 prill 1941. Për shqiptarët, edhe ky pushtim u konsiderua si edhe ai i Versajës (1919). Mbretëria SKS (Jugosllavia e parë) ishte e tillë dhe në zonën gjermane, italiane e bullgare. Në bisedimet e Vjenës, Gjermania kërkoi edhe plotësimin e kërkesave të Bullgarisë, aleatit tjetër të bllokut fashist. Kështu, në Vjenë parashikohej që të kalonin nën sundimin bullgar një pjesë e rretheve të Gjilanit, Ferizajt, Vitia, Kaçaniku, rajoni i Preshevës, Kumanovës dhe Shkupit. Në marrëveshjen e arritur në Vjenë, më 21-22 prill 1941, ndërmjet Berlinit dhe Romës, të përfaqësuar nga ministri i Jashtëm gjerman, Ribentrop dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Galeaco Çiano, ishte përcaktuar harta e re politike e Ballkanit. Harta mbështetej në parimet e ndarjes së zonave të ndikimit midis Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Sipas këtij parimi, viset shqiptare nën Jugosllavi u ndanë ndërmjet këtyre tri shteteve. Pas pushtimit të Shqipërisë, në vitin 1939, qeveria italiane mbështeti ambiciet e Shqipërisë lidhur me Kosovën, në rast të një lufte me Jugosllavinë. Italia u përpoq të shfrytëzonte dëshirën për unitet të të gjithë shqiptarëve, si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndërtuar konsensus dhe për të rritur popullaritetin e vetë. Qeveria e Musolinit, më tej, planifikoi të ndërtonte një perandori italiane në Ballkan, e cila do të bazohej në një shtet të zgjeruar dhe të fuqishëm shqiptar. Shqipëria etnike do të shërbente jo vetëm si bazë territoriale për perandorinë italiane, por edhe si një mjet politik për të penguar përpjekjet e Gjermanisë së Hitlerit drejt Ballkanit dhe Mesdheut. Nga viti 1940 e tutje, italianët subvencionuan Ferat Bej Dragën, figurën më të rëndësishme politike në Kosovë si dhe figurat tjera kryesore shqiptare, të cilat ishin të bindur se çlirimi i Kosovës nga shtypja serbe mund të bëhej vetëm me ndihmën e Italisë. Në tetor të vitit 1940, Ferad Draga i drejtoi një letër Mbretit të Italisë dhe thirrjes së Duçes për mbështetjen e Italisë për çlirimin e Kosovës. Duke folur në emër të popullit shqiptar të Kosovës, ai kërkoi mbrojtjen e Mbretit Vittorio Emanuele III dhe 'gjenialit' të Musolinit, duke shkruar se shqiptarët e Kosovës shpresonin të bashkoheshin me pjesën tjetër të shqiptarëve brenda kornizës së Perandorisë së re italianeGabim referencash: Duke mbyllur </ref> mungon për etiketën <ref>

Sipas marrëveshjessë Vjenës (21-22 prill 1941), ndërmjet Berlinit dhe Romës, të përfaqësuar nga ministri i Jashtëm gjerman, Ribentrop dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Galeaco Çiano, ku ishte përcaktuar harta e re politike e Ballkanit, Italia do të merrte pjesën më të madhe të Rrafshit të Kosovës, me qytetet si Prishtinën, Ferizajn, Gjilanin, Kamenicën, rajonin e Drenicës, Rrafshin e Dukagjinit me Pejën, Gjakovën, Prizrenin, territoret në veri, Ulqinin, Tuzin, Plavën e Gucinë si dhe ato në lindje: Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën dhe një pjesë të viseve të Prespës, duke krijuar të ashtuquajturën Shqipëri etnike. Pjesa gjermane do të përbëhej nga rajoni i Mitrovicës, Podujevës dhe Vuçitërnës, për shkak të industrisë, minierave të Trepçës dhe pasurive nëntokësore që ofronte ky rajon dhe për interesa strategjike të Gjermanisë dhe nevojat që kishte për luftë, u përfshinë në kuadër të shtetit kuisling serb të Nediҫit. [1]

M. Nediqi, ministër i ushtrisë dhe i marinës jugosllave në Kralevë bisedoi me gjermanët dhe prej tyre kërkoi mbrojtje nga shqiptarët. Në fakt, serbët u parashtruan gjermanëve kërkesën e tyre që të ruhet një territor kompakt që do të konsiderohej me Serbinë. Dhe ky territor duhej t'i përfshinte zonat që nga Zemuni e deri në Gërlicë, më poshtë, Preshevë (për lumin Morava) Bujanoc, Mateç, Likovë, Kumanovë. Andej nga Kaçaniku dhe Shkupi, territoret kontrolloheshin nga bullgarët. Serbët në këtë hapësirë ia vunë pllakën edhe itinerarit të të ashtuquajturës hekurudhë serbe. Për ta siguruar territorin e caktuar, serbët nisën edhe ushtrinë e tyre për ta ripushtuar Kosovën. Ilaz Agushi, figura e të cilit fatkeqësisht deri më sot ka mbetur e pandriçuar, erdhi në Ferizaj, Gjilan e Prishtinë, ku mbajti fjalime të zjarrta dhe kërkoi nga atdhetarët shqiptarë që në Kosovë të formohej një qeveri kalimtare dhe që njerëzit të qesin në kokë sa më shumë plisa, flamuj e simbole shqiptare, kështu që bota të kuptojë se në Kosovë jetojnë shqiptarët dhe se kjo është tokë shqiptare. Mirëpo i përndritshmi Ilaz Agushi i nxori në Prelluzhë grupet e vullnetarëve shqiptarë dhe e ndalën hovin e ushtrisë serbe. Nga ana tjetër, Nediqi me bashkëpunëtorët e tij morën shtatëmbëdhjetë oficerë gjermanë,në mënyrë që atyre t'ua dorëzojnë qeverisjen e Kosovës. Kur arrijnë në Prishtinë, atyre u del para Ilazi. Gjermanët u habitën kur i panë tërë ata shqiptarë me plisa. Ç’është e vërteta, gjermanët duke qenë më miqësorë me shqiptaret, u priten si çlirimtarë, pra shumë më shumë sesa me sllavët dhe kryesori i këtij grupi tha “që të shkonin në Prizren te komandanti i tyre dhe të bisedonin për situatën”. Ilaz Agushi arriti në Prizren me pajton dhe takohet me Qazim Bllacën, i cili ishte shkolluar në Gjermani dhe kishte një mundësi në nivelin e komunikimit me komandën gjermane. Komandanti gjerman i thotë Ilazit: "Peja, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, Prishtina, Gjilani, Ferizaj dhe Kaçaniku do të mbeten me Shqipëri, ndërsa Mitrovica, Vushtrria dhe Podujeva mbeten nën administrimin e Beogradit”. Ali Draga, i biri i Ferat Dragës, u bë ministër në Beograd. Xhafer Deva ishte një njeri i besueshëm i gjermanëve në Mitrovicë. Kështu që kufiri ngeli në Prelluzhë dhe aty ia ndërruan pllakat. Mbishkrimi deri në Prelluzhë ishte “Jugosllavia”, aty e andej, deri në Gërlicë, mbishkrimi i trenit ishte “Albania”[5] Shqiptarët, sikurse edhe popujt tjerë, u gjenden para sfidave dhe shpëtimit nga pushtimi fashist si dhe në një koalicion kundër tyre. Pasi në Vjenë, më 11 qershor 1941, u bë ndarja në tre zona: gjermane, italiane dhe bullgare, si dhe me formimin e grupeve të para ilegale të rezistencës së armatosur, ku në radhët e shqiptarëve, në zonën e pushtuar nga bullgarët, ushtrohej dhunë e represion i pandërprerë, edhe LNÇ-ja po zhvillohej në ato zona në përmasa gjithëpërfshirëse. Karadaku i Gjilanit, Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Dibra dhe Ohri i takuan okupimit bullgar, sipas ndarjes në tre zona, në mes të Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, pas marrëveshjes së Vjenës (11 qershor 1941). Për shqiptarët, edhe ky pushtim u konsiderua i njëjtë si edhe ai i Versajës (1919), i Mbretërisë SKS (Jugosllavia e Parë), e cila ishte e tillë, bile në zonën bullgare edhe më e egërsuar.Sipas një dokumenti të gushtit të vitit 1942[ ], nga ana e qeverisë bullgare kërkohej që shqiptarët e rretheve të Shkupit e Manastirit dhe territoreve të tjera të rishikonin origjinën e tyre, ose në të kundërtën, ata, si të gjithë banorët e huaj, duhej të shpërnguleshin. Ja një shembull nga ajo që kishte ndodhur në zonën e okupimit bullgar: Në rrethin e këtushëm kanë hyrë gati 3.000 shqiptarë që emigruan nga tokat nën kontrollin bullgar. (Një shkresëe këtillë, dërguar Inspektorisë së Tokave të Liruara*[6].

Ideologjitë e bashkimit etnikRedakto

Lidhja e Dytë e Prizrenit,prej 16-20 shtator 1943, ku shprehja gjeografike KOSOVA nuk përfshinte vetëm vendet që përmblidhen brenda kufijve administrativë të krahinës së Kosovës, e cila mban këtë emër dhe ka ruajt shumë qëndrueshmërinë e kompaktësinë e banorëve shqiptarë, por shih për këtë arsye ajo përfaqëson dhe simbolizon edhe të gjitha viset e tjera shqiptare të "robnueme" nën pushtimin e Jugosllavisë. Mbështetur në frymën politike të shkrimeve autentike të pjesëmarrësve në Kuvendin themelues, më 16-19 shtator 1943, Lidhja e Dytë e Prizrenit është organizatë politike-ushtarake kombëtare demokratike shqiptare [9]. LDP(II) 1943 Pra, sikur që dihet ky deklarim plebishitar kaloi nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit (e cila doli si rezultat i mohimit të etnitetit të pavarur të Kosovës nga Mbledhja e Dytë e AVNOJ-it), e përkrahur nga Lidhja e Dytë e Prizrenit.

Shih edheRedakto

Lidhjet të jashtmeRedakto

BurimetRedakto

  1. ^ Shtegtim në histori – I  / Nijazi Ramadani . – Gjilan : Rrjedha, 2016.–  libra ; 21 cm.[Libri] I.– (Gjilani qendër e lëvizjeve dhe e  rezistencëskombëtare në juglindje të Kosovës 1941-1951) : (studim monografik). – 373 f.    ISBN 978-9951-453-24-0
  2. ^ a b Dr.Ejup Mushoviq, "Novi Pazar i okolina"
  3. ^ illyrians.org
  4. ^ Shtegtim në histori – I  / Nijazi Ramadani . – Gjilan : Rrjedha, 2016.    –  libra ; 21 cm.[Libri] I.  – (Gjilani qendër e lëvizjeve dhe e  rezistencëskombëtare në juglindje të Kosovës 1941-1951) : (studim monografik). – 373 f.    ISBN 978-9951-453-24-0
  5. ^ Hysen Terpeza: “Një legjendë për Kosovën”, M.Xhemajli, Prishtinë
  6. ^ Në një shkresë të tillë dërguar Inspektorisë së Tokave të Liruara (Nr.412.d30, f.1􀀀48/74, rez. Gjilan) në Prizren, më 25 korrik 1942 nga nënprefekti i Gjilanit, Rifat Berisha, pos tjerash thuhet: Këta kanë ardhë pa pru kurgjo me vedi. Jetojnë mizorisht, kanë mbet pa strehë e banojnë përjashta ndër hajate, kopshte e fusha )