Shqipja dhe gjuhët e ballkanit
Shqipja dhe gjuhët e ballkanit Autori: Grup Autorësh. Botuesi: Akademia e shkencave dhe arteve e Kosovës, Akademia e shkencave e Shqipërisë. Faqet e librit 694.
Ky libër përmban 43 kumtesa shkencore nga gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj që lëvrojnë gjuhën shqipe.Sipas redaktorit te librit, akademikut Rexhep Ismajli, gjuha shqipe zë vendin kryesorë dhe është ndër më të vjetrat, si dhe greqishtja e vjetër, në Ballkan; shqipja e sotme ka një histori specifike me një pasqyrë të veçantë në raport me gjuhët e tjera ballkanike.
Punimet e paraqitura në këtë vepër i përkasin degëve të ndryshme, siç janë: leksikologjia, frazeologjia, gramatika bashkë me fjalëformimin, fonetika dhe antropologjia. Në këtë punim shihet pjesëmarrja e brezit të ri të studiuesve të kësaj fushe, si dhe parashtrimi i shumë zgjidhjeve për problemet që ka gjuha shqipe në lidhje me bashkëjetesën dhe ndikimet reciproke me gjuhët ballkanike.
Libri është fryt i konferencës shkencore të mbajtur në nëntor 2011 në Prishtinë, me pjesëmarrjen e brezave të ndryshëm të studimeve gjuhësore nga bota shqiptare dhe nga vendet e tjera.