Shqiponja Luftëtare
Shqiponja Luftëtare (Polemaetus bellicosus) është një shpend grabitqarë i cili banon vendet e hapura dhe gjysëm të hapura të Afrikës nën Saharë. Kjo Gjini është monotikpike.
Përshkrimi
RedaktoShpina, qafa dhe krahët kanë ngjyrë kafe të mbyllët, barku e ka ngjyren e bardhë me njolla ngjyrë kafe. Femrat kanë gjoksin dhe barkun me më shumë njolla sesa meshkujt. Irisi i syve të tyre ka ngjyrë të verdhë.
Meshkujt janë më të vegjël dhe më të lehtë sesa femrat; Meshkujt arrijnë diku 76% të madhësisë së femrave. Shiqponja luftëtare është 78-96cm e gjatë, hapja e krahëve(gjatësia) është 188-227cm. Pesha e tyre është shumë pak e njohur, në një hulumtim 17 shqiponja të këtij lloji peshuan rreth 3,01-5,66 kg.
Mënyra e jetesës
RedaktoShqiponjat Luftëtare jetojnë në një territor prej rreth 250km². Çiftet çelin vezët e tyre në largësi rreth 50 km larg prej njëri-tjetrit, gjë që e bënë shqiponjen luftëtare zogun me më së paku dendësi banimi në botë.
Shumimi
RedaktoKoha e çeljes së vezëve zgjatë nga nëntori deri në korrik. Folen e ndërton femra gati të tërin vet;kjo fole mund të arrij një diametër deri në 2m dhe një lartësi prej 1,5m. Femra lëshon vetëm një vezëe cila peshon rreth 190 gram.
Pas një periudhe 6 deri 7 javore çelë veza. Me 3 muaj e gjysë shqiponja bën fluturimet e para të saj dhe rrin edhe një kohë afër foles. Kur arrin 6 deri 7 vjet i ndërrohen puplat.
Ushqimi
RedaktoShqiponja Luftëtare ushqehet kryesisht me gjitarë (me madhësi mesatare ose të vogël) dhe me shpend si p.sh. zogjtë e pules, me Impala dhe lloje të tjera të antilopëve, gjarpërinjë, hardhuca, varanë poashtu edhe me kafshë shtëpiake siç janë: Qentë,Dhitë, dhe delet e reja.
Përhapja
RedaktoShqiponjat Luftëtare jetojnë gjithëkund në Afrikë poshtë Sahares, përveçse në Regjione malore dhe në cepin e jugut Afrikan. I vetmi armik kryesor i Shqiponjes Luftëtare është njeriu. Njerëzit sapo i afrohet ndonjë Shqiponjë fshatrave e vrasin, se kanë frikë për bagëtit e tyre.
Referimet
Redakto- J. Ferguson-Lees, D. A. Christie: Raptors of the World. Christopher Helm, London 2001. ISBN 0-7136-8026-1