Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare
Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare histori me Autor Gjon Keka. Shtëpia botuese: Botart. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 130. ISBN 978-9928-116-03-1
...Në Konferencën e Londrës, kufijtë e shtetit shqiptar ishin projektuar në një tekst të veçantë, të cilin fuqitë evropiane e shqyrtuan më me detaje në marsin e vitit 1913. Nga komisionet e zgjedhura u caktuan kufijtë e shtetit të ri, por jo tërësia e kombit shqiptar. Vendimi i Londrës solli shkëputjen nga trungu i kombi shqiptar të pjesëve të tij më të rëndësishme dhe më vitale. Çamëria, Kosova dhe pjesët e tjera u copëtuan dhe iu dhanë fqinjëve serbë, malazezë dhe grekë. Londra vërtetë ia dha pavarësinë Shqipërisë nën protektoratin ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha, por jo të drejtën e saj të plotë historike, burimet gjenealogjike dhe natyrore...
...Në politikën e jashtme, Musolini shpejt hodhi hapat drejt një forme ekstreme të nacionalizmit agresiv dhe të egër, duke filluar projektin e tij të realizimit të regjimit fashist. Një shembull të kësaj mund ta hasim në rastin e bombardimit të Korfuzit në vitin 1923. Menjëherë pas kësaj ai pati sukses në ngritjen e një regjimi kukull në Shqipëri dhe në ripushtimin e Libisë. Kjo ishte ëndrra e tij për të bërë "zgjidhjet e shkëlqyera", duke realizuar projektin e tij satanik dhe totalitar drejt Mesdheut. Por, pasi lufta kundër Abisinisë dhe Shqipërisë gjatë viteve 1935 - 1936 u kundërshtua nga Lidhja e Kombeve dhe doli e pasukesshme, ai kërkoi aleancë me Gjermaninë e Hitlerit, e cila ishte larguar nga Lidhja e Kombeve në vitin 1933...