Shtatë mijë shirat e mia
Shtatë mijë shirat e mia Autori: Petrit Ruka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 200.
Parë nga pikëpamja e qëndrimit që mban ndaj jetës, njeriut dhe vetes, poezia e Petrit Rukës do të mund të karakterizohej si poezi e peizazhit shpirtëror. Shpalimi i botës komplekse shpirtërore të njeriut, depërtimi në labirintin e dëshirave, ëndrrave, shpresave, dilemave dhe shqetësimeve të subjektit lirik, është një veçori e përgjithshme e kësaj poezie. Ky pozicion, sa soditës, aq edhe refleksiv, e përcakton në masë të madhe edhe strukturën ritmike dhe figurative të kësaj poezie.