shtatorja e Idriz Sulit e gdhendur ne dru, është një vepër e madhe arti dhe një simbol i rralle i historise dhe kultures kombëtare. Ndodhet në qendër të fshati Zhulat në Komunën Cepo të Gjirokastrës. shtatorja e luftëtarit dhe mendimtarit zhulatas Idriz Suli, pasardhës i priftit iluminist Papa Zhuli të Zhulatit, është gdhëndur nga skulptori amator vendas Murat Kerra. Ai përdoruri për këtë vepër trupin e trungut të një rrapi historik që ka qëndruar aty për rreth 500-600 vjet në qendër të fshatit si simbol i qendresës, bashkimit, bashkëjetesës dhe i vlerave të një komuniteti të lashtë, por që fatkeqësisht kishte disa vjet që ishte tharë plotësisht.

shtatorja ka permasat 4,5 metra e lartë dhe rreth 2 metra e gjerë. Ndonëse në një pozicion të ulur sipër një “guri”, në shtatin e tij dallohen qartë veshjet tradicionale labe, fustanella, qylafi i bardhë, jeleku i qendisur me motive tradicionale, brezi me kobure, kalcat dhe opingat e zbukuruara të labit.