Shtegu i Gjelpër 2019 ësht një garë Crosscountry me biciklet mali me një gjatesi prej 65 kilometrave. Kjo gare u zhvillua me 13 janar 2019 në Tirane. Nisja u be te Sheshi Skenderbej dhe mberritja ne Golem, Durrës. Kjo gare u zhvillua per të promovuar Shtegun e Gjelbër, një projekt i Bashkisë Tirane dhe partnereve te saj.


Organizimi

Pjesëmarrja ishte mjaft e gjërë sepse numri i garuesve ishte prej 76 çiklistesh. Garuesit ishin të ndarë sipas kategorise perkatese dhe kishte çmime per çdo kategori fituese.


Gara

Gara ishte e ndarë ne dy pjesë me nje pushim në Ndroq. Pjesa e parë e gares kishte një terren shum të bukur dhe mesatarisht të veshtirë. Pjesa e dyte kishte nje terren të thjesht por te papraktikueshem per shkat te motit te keq. Terreni prej argjili me reshjet e shiut dhe ngricat nuk lejonte qarkullimin normal me biçiklet. Per këtë arsye shumica e pjesmarrësve nuk e perfunduan dot garen. Pjesa e tjeter ngarkoj biçikleten mbi supe dhe keshtu arriti tia dale e te mbaroje garen.


Renditja

Kjo është renditja e 10 garuesve te parë.

Rnd Nr Emri mbiemri koha totale
1 205 Besmir Banushi 4:26:42
2 616 Daniel Gachnang 4:50:47
3 410 Enris Reçi 4:57:06
4 421 Florjan Jaupani 5:31:21
5 537 Ervin Leka 5:33:32
6 255 Agron Kasapi 5:38:20
7 404 Emiljan Tokrri 5:38:33
8 609 Roland Hysa 5:40:23
9 540 Blendi Greco 5:45:14
10 511 Besfort Kryeziu 5:47:00

Bibliografia


1) https://www.shteguigjelber.org/ Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine

2) https://aprtirana.al/shtegu-i-gjelber/

3) https://www.facebook.com/shteguigjelber/photos/shtegu-i-gjelb%C3%ABr-201913-janartiran%C3%AB-golem-65-kminformacionet-t%C3%AB-m%C3%ABtejshme-dhe-re/2407403299334440/