Abstrakt

Redakto

Fillimisht do të shikojmë parimet e I/O,qëllimet dhe implementimi i I/O Software-it nëpër shtresa të ndryshme,llojet e tyre dhe më pas studimin e I/O konceptit në pikpamjet e Sistemit Operativ.

Parimet e I/O paisjeve

Redakto
Input/Output është një nga termet kryesore kur bëhet fjalë për komponentat krysore të sistemit kompjuterik.Por që të kemi një komunikim ndrmjet sistemit dhe I/O paisje duhet të kemi parasysh se ç’do e tillë duhet të ketë kontrolerin e vet specifik(device controller). Nvarësisht nga tipi i kontrolerit, ai mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë I/O paisje.

p.sh: SCSI(small computer system interface) mund të ketë të bashkangjitura plot 7 paisje pa problem. Device Controllers mirëmbajn bufferin lokal përkatës dhe gjithashtu një set regjistrash qëpërdoren për qëllime specifike të tyre.Këto kontrolera janë të përgjegjshëm për zhvendosjen/transferimin e të dhënave ndrmjet paisjeve periferike dhe bufferave lokal të tyre. Madhësia e këtyre bufferave të paisjeve varion, varësisht se ç’farë tipi të paisjes kontrollon.

Qëllimet dhe shërbimet e I/O Software-it

Redakto

Me device independence nënkuptojmë që mund të shkruhen programe të cilat na mundosojnë që ndonjë paisje hyrëse/dalëse pa patur specifikimin e paisjes përpara të njihet nga SO. Për shembull, programi që e lexon fajllin e futur mund të jetë i aftë të lexoj fajllin në flopy disk, në harddisk ,ose në CD-ROM, pa nevoj të modifikoj programin për secilën paisje të ndryshme. Kjo është arritje për sistemin operativ është e madhe, për vet faktin se këto njësi vërtet janë njësi të ndryshme dhe urdhërojnë me komanda të ndryshme për shkrim/lexim por ne nuk duhet të rishkruajmë nga fillimi Sistemin Operativ për tia përshtatur asaj paisjeje. Tentohet që të gjitha të ndjekin modelin e njejtë dhe të kenë një interfejs të përafërt.

Shfrytëzimi i Input/Output komponentës është ndarë në nivele si në grafikun në vijim:

 
Tanenbaum, A. S. (2001) Modern Operating Systems (2nd Edition).

Shohim se Interrupt handler në grafik luan një rol kyç për sa i takon se si realizohet puna ndrmjet paisjeve.Zakonisht ato përdorin po të njejtin mekanizëm si exceptions dhe traps. Kur interruptet ndodhin,CPUja ruan gjendjen procesive duke u hedhur në rutinën e interrupt handlerave në një adresë fikse memorike.Rutina e interruptit është e caktuar nga një interrupt vector.

Më poshtë do ilustrojmë me tabelë rutinën e interrupt-handler vektorit në Intel Pentium procesorët:

 
Silberschatz, A., Galvin, P. B. and Gagne. G. (2005) Operating Systems Concepts with Java (6th Edition).

Rrjedhoja tipike e një kontrolle nëpërmjet I/O shtresave(layers) kur I/O bën kërkesë/dërgesë paraqitet kështu:

 
Tanenbaum, A. S. (2001) Modern Operating Systems (2nd Edition).

Me Uniform Naming nënkuptojmë se emri i resursit, i njësisë apo fajllave duhet që të jetë vetëm string ose integer dhe jo i varur nga niveli fizik i harduerit tyre.Pra virtualizimi i lokacioneve fizike adresore na mundëson që ne si shfrytëzues leht ti qasemi resurseve të cilat në një mënyrë apo tjetër janë të mapuara me të dhënat që ndodhen në paisje. p.sh: Në UNIX, të gjith disqet mund të jenë të bashkuara në hierarkinë e fajll sistemit në mënyrë të paarsyeshme prandaj përdoruesi nuk ka nevoj të jetë i informuar se cili emër i përgjigjet cilës njësi. Për shembull, floppy disk mund të jetë i caktuar në të majtë të direktoriumit /usr/ast/backup prandaj kjo kopjohet në usr/ast/backup/monday i kopjon fajllat në flopy disk. Problem tjetër për I/O software është Error Handling. Në përgjithësi gabimet mund të ndodhin rastësisht dhe të trajtohen në mënyrë izolative brënda-për-brënda harduerit, duke u munduar vet hardueri ta përmisoj gabimin e vetë,nëse kjo gjë është e mundur. Nëse kontrolleri dështon në këtë fazë,pra nuk e ka të mundur që ta godis gabimin e zbuluar atëherë hapësira i lihet driverëve të njësisë që të trajtojnë atë gabim, ndoshta dhe duke tentuar që të dhënat e dëmtuara ti lexojnë në një cikël të pafund ose thjesht të injorohet vetë gabimi.

Cekim se mënyra e transferi të këtyre paisjeve ka të bëjë shumë edhe me efikasitetin e komunikimit ndrmjet sistemit kompjuterik dhe I/O paisjeve.

Kemi 2 mënyra të transferit:
  • Sinkron (synchronous)
  • Asinkron (asynchronous)

d.m.th kemi transfer të sinkronizuar ku të dhënat ndahen në korniza të caktuara e transmetohen për tu pranuar nga paisje me të njejtat kapabilitete.Transferi asinkron realizohet ashtu që transmetimi i gjatësisë së sinjalit nuk është i limituar si kundër te transferi i sinkronizuar,pasi duhen vetëm 2 bit(biti startues dhe ai mbyllës) që të mund ti definoj madhësinë e sinjalit. Kjo mënyrë adapton komunikimin ,ashtu që edhe 2 paisje me frekuenca të ndryshme punuese mund të komunikojnë mes veti. Me transfer të sinkronizuar nënkuptojmë që të dy paisjet para se të fillojë transmetimi i të dhënave resetojnë counterët numerik të tyre dhe fillojnë të komunikojnë duke ndjekur kohën(clock).Zakonisht kur pranuesi ka pranuar informatat e dërguara dhe konekcioni veç më është stabilizuar, ai i kthen sinjal paisjes dërguese rreth asaj se ç’ka ka pranuar,prandaj transferi sinkron vlerësohet si më i sigurtë pasi që në ndërkohë mund të bëhen edhe algoritme të shikimit dhe rregullimit të gabimeve të vogla që mund të ndodhin gjatë transmetimit të sinjalit. Kompanitë e mëdha zgjedhin që të implementojnë transferin asinkron në shumicën e paisjeve pasi që kushton më lirë se sa transferi sinkron.

Shumë paisje fizike I/O janë jo të sinkronizuara-ku CPU fillon transferin dhe ndalet të bëjë diqka derisa arrin interrupt(ndërprerje).Programet e shfrytezuesit janë shumë më të lehta për të shkruajtur nëse I/O operacionet janë në bllokim –pas leximit të thirrjes sistemore programi është automatikisht i varur derisa të dhënat janë të arritshme në buffer. Kjo tek sistemet operative të krijojnë operacione që janë aktualisht interrupt-driven në bllokim për user programs.

Buffering është poshtu një koncept i rëndësishëm pasi që siguron vend në memorie dhe raun të dhëna në hapësirën e kernelit përderisa kryhet transferi ndërmjet paisjes dhe vetë aplikacionit. Ai ka për detyrë të adabtojë serviset të cilat ndërmjet veti kanë dallim shpejtësi të transferit(si p.sh: fragmentimi i transferit të të dhënave në rrjet përmes paketeve) Kemi disa lloj mënyrash të I/O moduleve sipas këti koncepti:

 
Stallings W. (2004) Operating Systems: Internals and Design Principles

Koncepti final që referohemi këtu është sharable vs. dedicated që i dedikohet njësive. Disa njësi hyrëse/dalëse,p.sh. disku mund të përdoret nga më shumë përdorues në të njëjtën kohë.Nuk ka problem nëse shumë përdorues kanë të hapur file-in në të njëjtën kohë. Ndrsa njësitë tjera, si p.sh. tape drives kanë për detyrë ti kushtohen një përdoruesi, të përfundoj ai,mandej përdoruesi tjetër mund të ketë qasje në atë resurs. Duke pasur parasysh se sistemi has ne konflikt nëse 2 apo më shumë përdorues shkruajnë në blloqe të përziera mbi të njëjtën tape, si rrjedhojë e vetë driveverave. Paraqitja e njësive të dedikuara gjithashtu paraqet një shumë problemesh ,sikurse janë deadlock-ët. Përsëri sistemi operativ mund të jetë i përshtatshëm për të trajtuar të dyja rastet: njësit e ndara dhe të dedikuara në mënyrë që të menjanohen problemet.

Ketu kemi 3 mënyra që I/O mund të jetë e përmbushur , ato janë:
  • Programmed I/O
  • Interrupt-driven I/O
  • I/O me DMA

Programmed I/O

Redakto

Forma më e thjeshtë për I/O është të kenë CPU që ti bëjë të gjitha punët, e kjo metodë emërtohet me Programmed I/O. Për ilustrim marrim një shembull,konsiderojmë se përdoruesi dëshiron të printoj tetë karaktere të tipit string”ABCDEFGH” në printer.P.sh., Në këtë figurë paraqitet skema ku përdoruesi sigurohet për printerin nëse është i kyqur ose jo.Nëse printeri është i kyqur në ndonjë proces tjetër atëherë kemi dështim dhe si output duhet të kthehet kodi i gabimit ose kemi bllokim derisa printeri të jetë në status të gatshëm për parametrat e thirura nga sistemi operativ.Përndryshe nëse printeri është i gatshëm përdoruesi krijon thirrjen sistemore duke i thënë sistemit operativ të printoj stringun(”ABCDEFGH”) në printer.

 
Figura a)

Mandej sistemi operativ e kopjon në buffer-in së bashku me stringun në rresht ,dërgon p,në hapsirë të Kernel-it,kur ajo është më së lehti për qasje.Mandej nëse printeri është i kyqur sistemi operativ kopjon karakterin e parë në regjistrin e të dhënave në printer, në shembullin tonë duke përdorur Memory-Mapped I/O.Ky akt e aktivizon printerin,nëse karakteri nuk ka arritur ende ajo ndodh ngase disa printer nuk prinotjnë asgjë menjëherë pas buffer a line.Në fig.b) shohim se shkronja e parë printuar dhe sistemi ka markuar shkronjën e dytë ”B” që duhet të printohet.

 
Figura b)

Kur shkronja e parë është e printuar sistemi operativ kontrollon nëse printeri është gati të pranoj stringun tjetër.Në përgjithësi,printeri ka regjister të dytë , i cili e ka këtë strukturë.Veprimi(akti) për shkruarjen në data register shkakton që nga gjendja e gadishmërisë të kaloj në gjendje të zënë.Kur printeri e proceson karakterin pasues,tregon atë se është i gatshëm të vendos disa bit-a në status regjistër ose të vendos një vlerë në të. Gjatë kësaj kohe sistemi operativ pret që printeri të jetë i gatshëm përsëri,kur printeri është gati atëherë printohet karakteri tjetër, kjo procedurë vazhdon gjersa të jetë printuar i gjithë stringu”ABCDEFGH”.Mandej kontrolli kthehet te procesi i përdoruesit. Gjithë këtë e përmbledhim kështu: Të dhënat kopjohen në Kernel,mandej sistemi operativ i vendos karakteret për njëkohë të gjitha.Në aspekt të programmed I/O,pas vendosjes së karaktereve CPU vazhdimisht zgjedh njërin të shohë se a është gati të pranoj tjetrën,kjo sjellje shpesh është quajtur si polling ose busy waiting.

 
Figura c)

P.sh:

copy_from_user(buffer,p,count); p është Kernel-buffer

for(i=0;i<count;i++) merrë të gjitha karakteret

{

while(printer _status_reg!=READY) prit derisa te jetë gati

printer _data_register=p[i]; printo një karakter

}

return_to_user(); kthe kontrollën te shfrytëzuesi


Programmed I/O është i thjeshtë por ka disavantazhet e veta.(pengesa) për lidhje me CPU gjithë kohën derisa të gjitha operacionet hyrse/dalse janë të kryera. Nëse koha për printim është e vogël atëherë busy_waiting është e mirë,përndryshe nëse në një sistem ku CPU nuk ka të bëjë me asgjë tjetër , busy_waiting është i arsyeshëm. Ndërsa në disa sisteme të kompleksuara kur CPU ka të punoj diçka tjetër, busy_waiting është i paefektshëm.

Interrupt Driven I/O

Redakto

Tani të konsiderojmë një pjesë të printimit në printer që nuk ka në buffer karaktere por printon cila do që arrin.Nëse printeri mund të printoj, thotë 100 character/sec,kur secili karakter merrë 10 mili sekonda që të printohet.Kjo d.m.th pas ç'do karakteri që është shkruar në printer’s data register,CPU vendos vend bosh për 10msec pritje të jetë i pranueshëm të nxjerr karakterin e ardhshëm.Kjo më shumë se mjaft kohë të bëjë kontestin të shihet dhe të vazhdon me procese tjera,për 10 msec kjo mund të humbet. Mënyra për ta lejuar CPU të bëjë diqka tjetër gjatë pritjes derisa printeri të jetë gati është të përdor interrupt.Kur sistemi thërret që të printohet stringu është kryer,buffer është kopjuar në hapsirën e Kernel-it para se ne ta shohim dhe karakteri i parë është i kopjuar në printer derisa printeri të pranoj karakterin tjetër.Në këtë rast CPU thërret scheduler ose ndonjë proces tjetër që është në rrjedhim.Procesi që pyet që stringu të jetë i printuar është bllokuar derisa të printohet i gjithë stringu.

copy_from_user(buffer,p,count);

enable_interrupts();

while(printer_status_reg!=READY);

printer_data_register=p[0];

scheduler();


Fig. a) Kodi i ekzekutuar kur printimi është kryer:

if(count == 0)

{

unblock_user();

}

else

{

printer_data_register=p[i];

count=count-1;

i=i+1;

}

acknowledge_interrupt();

return_from_interrupt();


Fig. b) Kodi kur kemi interrupt:

Kur printeri printon një karakter dhe është i gatshëm të pranoj tjetrin karakter,printeri shkakton një interrupt. Ky interrupt ndalon procesin i cili është duke u ekzekutuar dhe CPU-ja ruan kontekstin e procesit që ishte duke punuar në memorje. Mandej printeri ndalon procedurën shërbyese që është në rrjedhë.Nëse nuk ka më karaktere për printim,interrupti kap disa aksione që të hap përdoruesin. Përndryshe vendos karakterin tjetër,pranohet interrupti dhe kthehet te procesi i cili ishte në rrjedhim para interruptit, ku puna vazhdon prej aty ku ka mbetur.

I/O me DMA

Redakto

Një pengesë e qartë e interrupt-driven I/O është se interrupt përsëritet tek secili karakter.Interrupti merrë kohë prandaj kjo skemë humb njëfarë vlere të kohës së CPU-së.Zgjidhja është të përdorimi i DMA(Direct Memory Access). DMA kontroleri i furnizon të gjitha karakteret në printer për të njëjtën kohë,ashtu që CPU të mos jetë i bezdisur. Në esencë DMA është programmed I/O vetëm që DMA kontroleri e kryen gjithë punën në vend të CPU-së.Pra me një fjalë është një mikroprocessor që kryen transferat ndrmjet I/O paisjes dhe mpa angazhuar fare njësinë qendrore procesike që ti bëjë këto punë.


Fig. a) kodi pa interrupt

copy_from_user(buffer,p,count);

set_up_DMA_controler();

scheduler();


Fig. b) me interrupt

acknowledge_inerrupt();

unblock_user();

return_from_intenrrupt();


Avantazhi më i madh i DMA është reduktimi i një numri të interrupteve prej 1 për karakter dhe 1 për buffer të printuar. Nëse kemi shumë karaktere interrupt është ende më i vogël, ky mund të jetë përmirësim i lartë. Në anën tjetër fuqia e DMA’së zakonisht është shumë më e vogël se sa fuqia procesuese e CPU. Nëse DMA kontroleri nuk është i aftë për rritjen e shpejtësisë së njësisë ose CPU nuk ka çfarë të bëjë tjetër gjersa DMA pret për interrupt atëherë interrupt-driven I/O ose programmed I/O mund të jenë më efektivë.

Application I/O interface

Redakto

Në këtë nëntemë do të shpjegojm strukturën e teknikës dhe interfejsin për sistemet operative që mundësojnë I/O paisjet të trajtohen në mënyrën standarde. Do të shpjegojmë si një aplikacion mund të hap një fajll në disk pa njohur se çfar disku është dhe sa disqe të rij janë dhe paisjet e tjera të mund të shtohen në kompjuter pa përçarjen e sistemit operativ. Si software-engineering problemet, që pranojnë këtu përfshim abstragim, encapsulation dhe software shtes. Specifikisht ne mund të abstragojmë detjaet e diferencës në I/O paisjet duke identifikuar disa tipe gjenerale. Çdo tip gjeneral aksesohet në formë standade të futjes së funksioneve. Dallimet janë të kapsuluara në modulet e kernelit të quajtura pajisjet drejtuese që brenda vendit janë me porosi të përshtatura për çdo pajisje.Fig d) ilustron se si I/O Pjesë lidhen me të kernelin dhe janë të strukturuara si shtresa në software.

 
Fig. d) A kernel I/O structure.


Qëllimi i pajisje-shtresë për të fshehur dallimet ndërmjet paisjes kontrollues nga I / O subsystemi i kernelit, si I/O thirrjet e sistemit encaplsulate sjelljen e pajisjeve të disa klasave gjenerik që fshehin dallime të hardware nga aplikacione. Marrja e I/O subsystemit të pavarur të hardwareit thjeshton punën e zhvilluesi të sistemit operativ, ajo gjithashtu përfiton prodhuesit hardware. Për më tepër dizajni i paisjeve të reja të jetë në përputhje me interfejsin ekzistues kontrollues (të tilla si SCSI - 2), ose paisje te shkruajtura për ndërfaqe hardware për sistemet operative të njohura. Kështu, ne mund të bashkëngjisim periferikësh të reja për një kompjuter pa pritur për sistemin e operimit që të zhvilloj kodin mbështetës. Për fat të keq për prodhuesit e hardware pajisjeve, çdo lloj i sistemit të operimit ka standardet e veta për interfejs pajisjet.

Stream I/O System

Redakto

Në një version të ri të sistemit operativ UNIX, një dizajn fleksibil me bazë koroutine zëvendëson lidhje tradicionale të ngurta në mes të proceseve dhe terminale apo rrjeteve. Përpunimi modular mund të jetë futur në mënyrë dinamike në një Stream që lidh një përdorues të programit tek një pajisje. Programet mund të lidheni direkt me programet, duke siguruar ndër-procesin e komunikimit.

Streams

Redakto

Një stream është një lidhje e plotë-duplex në mes të procesit të përdoruesit dhe një pajisje apo pseudo-pajisje. Përbëhet nga disa lidhje lineare të përpunimit të moduleve, dhe është i ngjajshëm me një Shell Pipeline, përveç se të dhënat rrjedhin në dy drejtime. Modulet në një stream pothuajse ekskluzivisht komunikojnë duke kaluar mesazhet tek fqinjët e tyre. Me përjashtim të disa variablave konvencionale të përdorura për kontrollin e stream-it, modulet nuk kërkojnë qasje në ruajtjen e fqinjëve të tyre. Për më tepër, një modul ofron vetëm një pikë hyrje në çdo fqinjë, domethënë një rutinë që e pranon mesazhe. Në fund të stream-it afër procesit është një grup i rutinave që ofrojnë ndërfaqen për pjesën tjetër të sistemit. Një përdorues shkruan dhe I/O kontrolli i kërkesave është kthyer në mesazhet e dërguara në stream, dhe lexon kërkesat të marra prej të dhënave nga stream-i dhe i kalon ata tek përdoruesi. Në fundin tjetër të stream-it është një device driver module. Këtu të dhënat vijnë nga stream që janë dërguar në paisje : karakter dhe gjendjen e tranzicionit të zbuluar nga ana e paisjes, të cilat janë të përbëra nga mesazhet të dërguara në stream drejt programit të përdoruesit.

Drajverat e paisjes

Redakto

Ç’do I/O paisje i nevojitet kode të specifikuara për të patur mundësi që ajo të kontrollohet.Këto janë device drivers dhe shumica e paisjeve kanë drajverat e tyre për cilin do nga sistem operativ të njohtur që kemi. Logjika e driverit kyesisht ekzekutohet në nivel e kernel bërthamës mirëpo ka përjashtime kur bëhet fjalë për mikroarkitekturën e cila ndonjëherë këto komanda i shtyn edhe në hapësirën e shfrytëzuesit(user space). Pra siç thamë edhe më parë kemi : block-device drivers(disku,etj)dhe character drivers(tastiera,printerët) Drajverat e paisjes kanë disa funksione siç janë:të startojë paisjen nëse është e nevojshme,të menaxhoj me fuqinë elektrike që ajo paisje shfrytëzon,ti pranoj abstrakt kërkesat nga softwearet përkatës për I/O paisjen dhe ti përkthejë ato në komanda specifike të I/O modulit,si dhe ndonjëherë të japë një raport me ngjaret e fundit.

Ridrejtimi standart i I/O

Redakto

Unix e konsideron çdo pajisje të atashuar tek sistemi, sikur ajo të jetë një fajll. Default, një komandë e trajton terminalin tuaj si një fajll të hyrjes standarte, nga e cila të lexojë informacionin. Terminali juaj gjithashtu trajtohet nga komanda edhe si fajll e daljes standarte, tek e cila të dërgoj informacionin. Ky veprim mund të ndryshohet duke ridrejtuar hyrjen standarte dhe daljen standarte nga dhe tek një fjall tjetër. Pra sistemi operativ ju lejon ju të manipuloni hyrjen dhe daljen (I/O) e të dhënave tek dhe nga sistemi, duke përdorur komandat dhe simbolet specifike I/O. Ju mund të kontrolloni hyrjen duke specifikuar zonën nga e cila të merren të dhënat. Për shembull, ju mund të specifikoni të lexoni hyrjen si të dhëna të futura nga tastiera ( hyrje standarte ), ose të lexoni hyrjen nga një fajll. Ju mund të kontrolloni daljen duke specifikuar ku të shfaqen ose depozitohen të dhënat. Për shembull, ju mund të specifikoni të shkruani të dhënat dalëse tek ekrani ( dalje standarte ), ose t’i shkruani ato tek një fajll.

Ridrejtimi me simbole i I/O

Redakto

Zakonisht një komandë lexon hyrjen e saj nga tastiera ( hyrje standarte ), e përpunon atë, dhe shkruan daljen e saj në ekran ( dalje standarte ). Gjithmon ju mund të specifikoni simbolet I/O të ndryshoni mënyrën si komandat të përdorin hyrjen dhe daljen. Për shembull, ju mund të drejtoni një komandë të lexojë hyrjen e saj nga një fajll, të shkruaj daljen e saj tek një fajll, ose të dërgoj daljen e saj tek një komandë tjetër. Për të ridrejtuar hyrjen dhe daljen përdorim simbolet e mëposhtme :

< lexon hyrjen standarte nga nje fajll

> shkruan daljen standarte tek nje fajll

>> shton daljen standarte tek fundi i nje fajlli

| percjell (pipe) daljet nga nje komande tek nje komande tjeter


Ridrejtimi i hyrjes standarte

Redakto

Të ridrejtoni hyrjen standarte për një komandë, përdorni karakterin < (më e vogël se), të ndjekur nga emri i fajllit që përmban hyrjet.

Për shembull :

mail edi < memo

Komanda mail lexon hyrjen standarte nga fajlli memo dhe poston përmbajtjen e këtij fajlli tek përdoruesi edi.

wc < file1

Komanda wc lexon si hyrje standarte informacionin nga file1, llogarit numrin e linjave, fjalëve dhe karakterëve në të dhe dërgon informacionin tek dalja standarte (në ekran).

Ridrejtimi i daljes standarte

Redakto

Të dërgoni daljet tek një fajll, pra të ridrejtoni daljen standarte nga një komandë përdor simbolin > (më e madhe se) të ndjekur nga emri i fajllit së daljes (ku do të dërgohet dalja). Nëse fajlli në të cilin do ridrejtoni daljet standarte nuk ekziston, atëherë ai fajll do të krijohet automatikisht. Simboli > e udhëzon shell-in të fshijë përmbajtjen koherente të një fajlli dhe të shkruaj daljen e komandës tek ky fajll.

Për shembull :

ls > file1

Kjo dërgon daljen e komandës ls tek fajlli i quajtur file1. Nëse file1 ekziston, shelli mbivendos mbi përmbajtjen e tij daljen e komandës ls. Nëse file1 nuk ekziston, shelli e kriojn atë me përmbajtjen që na jep komanda ls.

Kur përdorni ridrejtimin e daljes standarte me simbolin > tek një fajll që ekziston keni kujdes, sepse gjarë ridrejtimit fjallit do ti mbivendoset dalja standarte duke fshirë të gjitha informacionet që fajlli ka përmbajtur më parë. Siç do e shohim edhe më poshtë ju mund të shtoni daljen standarte të komandës, në fundin e përmbajtjes së një fajlli ekzistues, kështuqë ruhen edhe informacionet e ruajtura më parë në fajll. Nëse një komandë realizohet me sukses në ekran nuk do të shohim asnjë rezultat nëse ne thjesht nuk e thirrim fajllin në të cilin është ruajtur dalja standarte. E kundërta ndodh kur komanda nuk realizohet me sukses atëherë rezultati do të shfaqët në terminalin koherent, ose do të ridrejtohet në error fajllin nëse ja kemi caktuar.


Për shembull :

ls - | file1.txt

file1 not found

Komanda ls dështon sepse file1.txt nuk ekziston në direktorinë koherente. Mesazhi file not found është dërgurar në daljen standarte – terminal, që të na informoj ne për këtë. Kurse për ridrejtimin në error fajll metodat janë të ndryshme për shell-e të ndryshëm.

Bibliografia

Redakto
  1. A. S. Tanenbaum, Modern Operating Systems: 2nd Edition, Prentice-Hall, 2001.
  2. Dennis M. Ritchie, A StreamInput-OutputSystem.
  3. Windows Operating System Internals Curriculum Development Kit, developed by David A. Solomon and Mark E. Russinovich with Andreas Polze, 2005.
  4. A. Silberschatz, P. B. Galvin, G. Gagne, Operating System Concepts : 7th Edition, John Wiley & Sons, 2005.
  5. Bazat e Sistemeve të Operimit nga René Doursat
  6. V. Koliçi, Sistemi operativ UNIX : Tiranë, SHBLU, 1999.