Shuajb ose Shuaipi (arabisht شعيب‎) ishte profet arab dhe ishte biri i Medjenit, birit të Medjanit, birit të Ibrahimit a.s. Kështu, ai është nga pasardhësit e profetit Ibrahim a.s. Në Kuran ai përmendet 11 herë. Ai u dërgua tek populli i Medjanit të cilët ishin njohur si Njerëzit e pemës, pasi që ata e adhuronin pemën.

Tyrbja e Shuaibit ne Jordani

Historia

Redakto

Shuajbi lindi dhe u rrit në fisin Medjen dhe në fshatin Medjen. Fshati i tij Medjen, ndodhej pranë qytetit Mean, në afërsi me liqenin e Lutit, ku ishte ndëshkuar populli i Lutit a.s. Ky liqen ishte formuar pasi Zoti e ndëshkoi popullin e Sedomit. Kur Xhibrili a.s e ngrit lart vendbanimin e tyre dhe e përmbysi, nga forca e madhe e përplasjes, aty u formua një gropë gjigande dhe më pas u mbush me ujë duke formuar një liqen, që njihet si liqeni i Lutit. Populli i Shuajbit ishin popull jobesimtar dhe kriminelë. Ata adhuronin idhujt dhe plaçkitnin udhëtarët. Ata kishin ngritur dogana në rrugë dhe kushdo që kalonte, duhej t'u paguante një të dhjetën e pasurisë. Nëse dikush refuzonte, ia merrnin forcërisht. Populli i Shuajbit merreshin me tregti, por mashtronin dhe bënin me hile.

Profetësia

Redakto

Kurani thotë që Shuajbi u bë profet tek njerëzit të cilit jetonin në Malin Tur, njerëzit e Medijanit. Pasi u bë profet, ai i tha popullit të tij që të mos adhurojnë idhujt. Ai u tha popullit të vet: “O populli im, adhuroni Allahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij (Araf 7:85). Edhe pse i paralajmëroi dhe u foli mbi pasojat e mosbesimit, ata nuk zunë mend. Madje i përgjigjeshin me cinizëm dhe tallje.

Dënimi

Redakto

Pasi u tallnin me Shuajbin dhe nuk i'u përgjigjën, Shuajbi i'u lut Zotit me këto fjalë: "O Zoti ynë, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tonë! Ti je Gjykatësi më i mirë!" (Araf 7:89). Pas kësaj luteje, Zoti filloi dënimin e tij që t'ju jep fund këtij populli. Dënimi filloi me ndaljen e erës, ku nuk lëvizte asgjë. Kjo gjendje vazhdoi për ditë të tëra, ajri u pakësua dhe mezi mbusheshin me frymë. Pas disa ditësh, njerëzit dallojnë një re matanë fshatit të tyre. Menjëherë burra, gra e fëmijë dolën dhe qëndruan nën hijen e saj për t'u freskuar. Me t'u ulur, toka poshtë tyre filloi të lëkundej dhe të dridhej. Të gjithë ranë në gjunjë nga dridhjet. Mandej vjen Xhibrili dhe u ulërin fort në vesh. Nga kjo, mbetën të gjithë të vdekur në vend. Pasi përfundoi dënimi, profeti Shuajb bashkë me besimtarët e tij u kthye në vendbanimet e popullit të tij, të cilat nuk ishin shkatërruar. Ai jetoi në Medjen, ku njerëzit filluan ta popullojnë sërish. Shumica e tyre tashmë ishin besimtarë. Jobesimtarë ishin vetëm ata që u vendosën në Medjen nga vendet përreth. Është pikërisht ky vend, Medjeni, vendi ku Musai qëndroi për disa vite.